Betohet Joe Biden! Zyrtarisht president i SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është duke u zhvilluar në SHBA ceremonia ku Joe Biden do të betohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara ndërsa Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë që shërben si zëvendës presidente,  me një ceremoni modeste për shkak të pandemisë.

Në ceremoni mungojnë turmat e zakonshme prej qindra mijëra pjesëmarrësve dhe në vend të tyre do të jenë  200 mijë flamuj.

Në ceremoninë e betimit merr pjesë zëvendës presidenti në largim Pence, po ashtu si edhe ish presidenti Barack Obama më gruan e tij, Michelle, ish presidenti George Ë. Bush me gruan e tij Laura, dhe ish presidenti Bill Clinton dhe me bashkëshorten ish sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Dhe për të parën herë në 150 vite do të mungojë edhe presidenti në Largim Donald Trump .

Pas ceremonisë Biden dhe Harris  do të vendosin kurora në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington.

Zoti Biden dhe zonja Harris pritet të flasin në mbrëmje në një shfaqje të posaçme televizive dhe në orën 23;00 do të nënshkruajnë urdhrat e parë ekzekutiv.

Në orën 2:30 do të jetë një koncert  me artistët muzikorë Katy Perry, Luis Fonsi, Tim McGraë dhe Lin-Manuel Miranda dhe aktorët Kerry Ëashington dhe Eva Longoria, ylli i basketbollit, Kareem Abdul-Jabbar, kuzhinieri José Andrés dhe Kim Ng.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për inaugurimin që mbahet dy javë pasi që mbështetësit e presidentit Trump sulmuan Kapitolin, në trazirat vdekjeprurëse ndërsa u përpoqën të pengonin certifikimin e fitores së zotit Biden, ku janë vendosur më shumë se 25 anëtarë të Gardëss Kombëtare.

Betohet Joe Biden! Zyrtarisht president i SHBA-së.

Joe Biden do të betohet si presidenti i 46-të, pritet që ai të ketë dorën e tij atje ku ka qenë çdo herë që ka bërë një betim zyre më parë – në Biblën e familjes Biden.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV