Formacionet/ Daja merr frymë lirisht për zgjedhjet, Dede “i mban kartat pranë gjoksit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që Partizani ka vazhdon përgatitjet për derbin kundër Tiranës dhe në prag të ndeshjes derbi, të kuqtë kanë rritur tepër ngarkesat. “Demat” vijnë pas një ndeshjeje në dëborë kundër Skënderbeut, ku futbollistët që u aktivizuan, sakrifikuan shumë fizikisht për të arritur te fitorja. Si zakonisht, seancat stërvitore janë zhvilluar paradreke në kompleksin “Football Republic” në Tiranë, ku Daja ka pasur në dispozicion thuajse të gjithë grupin e futbollistëve.

E vetmja mungesë ishte ajo e brazilianit Lukas Kardozo, i cili mungon në seancat stërvitore që para ndeshjes me Skënderbeun. Gjithashtu, ka pasur dhe një fytyrë të re në stërvitje. Bëhet fjalë për Anteo Osmanllarin. 22-vjeçari, mbrojtës i djathtë, i është bashkuar skuadrës nga ekipi i Turbinës. Osmanllari është produkt i akademisë së Skënderbeut dhe shihet si lojtari rezervë për Hektor Idrizajn. Ndërkaq, në derbi, trajneri Ilir Daja pritet të ndryshojë skemë.

Kreu i stolit të kuq ishte i kushtëzuar në 14 javët e para të kampionatit ta përshtaste skemën në bazë të lojtarëve që kishte në dispozicion. Daja ka luajtur me skemën 4-1-4-1 deri më tani, por me ardhjen e Zhunjorit dhe Muratajt, pritet të rikthehet te skema e tij e preferuar, 4-3- 3. Broja mund të bëjë “ekranin” para mbrojtjes, ndërsa Mala e Murataj do të jenë ata që do të shpenzojnë energji. Asani, Solomon dhe Zhunior pritet të jenë treshja e sulmit.

Në krahun tjetër, për herë të parë në këtë sezon, Tirana ka pasur Jurgen Çelhakën në stërvitje të plotë me grupin nga fillimi në fund, bashkë me Kalenë. Nga ana tjetër, trajneri Dede kërkon të jetë plotësisht i paparashikueshëm në këtë sfidë. Deri më tani, Tirana ka punuar dhe perfeksionuar skemën me 3 në prapavijë, por dje bardheblutë janë stërvitur edhe me vendosjen me 4 mbrapa.

Lexo edhe :  Nuk ka fitues në sfidën mes Sassuolos dhe Milanit, kuqezinjtë i “shpëtojnë” humbjes

Ismajlgeci e Toshevski kanë përvojën e duhur për të dhënë garanci dhe shpejtësi si anësorë, me Hoxhallarin dhe Najdovskin para Bekajt. Përpara do të rreshtohen Batha, Toli dhe Halili do të bëjnë diferencën me sjelljen e tyre. Ka momente, kur bashkë me Torrasën, këta lojtarë mund të luajnë në mesfushë me 4 (4-4-2). Ka të tjera, kur mund të jenë edhe 4-3-1-2. Përpara, pritet që Seferi dhe Muçi të kenë peshën e udhëheqjes së sulmit në derbi.

Të fundit

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Hodhën molotov ndaj Bashkisë së Tiranës, e pësojnë keq Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Policia ka proceduar në gjendje të lirë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin dhe ish-deputetin, Klevis Balliu, pas protestës së djeshme (19...

Lajme të tjera

Web TV