“I pari President që nuk bëra asnjë luftë”/ Trump mban fjalimin e lamtumirës dhe uron administratën e re

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ai shtoi: “Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re.”

“Këtë javë, ne inaugurojmë administratën e re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe prosperuese”, tha Trump më 19 janar, në videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, vetëm një ditë para se ai të largohet nga zyra.

Presidenti republikan, nuk përmend fare emrin e rivalit të tij demokrat, Biden gjatë këtij adresimi.

Trump ka tentuar që të përmbysë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke pretenduar, pa dhënë prova, se ka pasur mashtrime zgjedhore.

Pretendime të tilla janë hedhur poshtë nga disa gjykata amerikane dhe po ashtu, ekipi ligjor i presidentit ka dështuar edhe gjatë dërgimit të rasteve pranë Gjykatës Supreme.

Trump po ashtu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit më 20 janar, që është prishje e traditës amerikane, ku transferimi paqësor i pushtetit është bërë përgjatë historisë së shtetit amerikan.

Trump gjatë këtij adresimi, po ashtu foli edhe për sulmin ndaj Kongresit amerikan, ku më 6 janar, mbështetësit e tij tentuan që të pengojnë certifikimin e fitores së Bidenit.

Trump tha se “të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kongresit tonë” dhe se “dhuna politike është sulm ndaj çdo gjëje që ne çmojmë si amerikanë” dhe një gjë e tillë, sipas presidentit në largim, “asnjëherë nuk do të tolerohet”.

Trump po ashtu lavdëroi qëndrimin që ka mbajtur ndaj Kinës, duke thënë se ai ka bërë presion të paparë ndërkombëtar ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Biden, i cili do të inaugurohet si president më 20 janar, po ashtu mbajti një fjalim më 19 janar nga shteti i tij, Delauer dhe gjithashtu pritet që sërish të mbajë një fjalim, ku do të bëjë thirrje për “unitet”, siç kishte bërë edhe gjatë fushatës së tij.

Lexo edhe :  28-vjeçarja ‘lufton’ me krokodilin për të shpëtuar motrën binjake nga kafshimi i rrezikshëm

Presidenti i zgjedhur Biden, ka ftuar ligjvënësit demokratë dhe republikanë që të marrin pjesë në lutjet në një katedrale në Uashington, më 20 janar, para se të inaugurohet në Kongres.

Një person që është i afërt me zyrtarin kryesor republikan në Senat, Mitch McConnell tha për AFP se McConnell do të shkojë së bashku me Bidenin në kishë.

McConnell ka qenë njëri prej aleatëve kryesorë të Trumpit gjatë katër vjetëve të presidencës së tij, por ka kritikuar fuqishëm presidentin që prej sulmit në Kongres, që sipas tij, është “provokuar” nga Trumpi.

Nënpresidenti në largim, Mike Pence pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit, ndërkaq Trumpi pritet të largohet nga Uashingtoni në mëngjesin e 20 janarit dhe zyrtarët kanë konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurim.

Pas sulmit në Kongres, ku mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë edhe një zyrtar policor, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në Uashington, në prag të ceremonisë së inaugurimit.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se disa anëtarë të Gardës Kombëtare janë larguar nga shërbimi i tyre gjatë inaugurimit, pasi trupat e Gardës i janë nënshtruar një procesi të verifikimit, ku janë hetuar edhe për lidhjet e mundshme që mund të kenë me ekstremistët e krahut të djathtë.

Një pjesëtar i Gardës Kombëtare u largua nga detyra pasi iu gjetën disa mesazhe shqetësuese që kishte shkëmbyer me një anëtar tjetër të Gardës, tha gjenerali Daniel Hokanson.


Të fundit

Belgjika nuk ndalet, triumfon thellë ndaj Rusisë! Lukaku shënon dy gola

Pas një pasditeje të turbulluar dhe tronditëse për botën e futbollit për shkak të gjendjes së Christian Eriksen, dita...

U arrestua sot për trafik droge në Sarandë/ Zbulohet kush është efektivi i “Shqiponjave” (Emri/ Foto)

Sot, Drejtoria e Policisë së Shtetit ndërmori një operacion në Sarandë, duke arrestuar një efektiv policie. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Lavdosh Metaj....

Greqia vazhdon politikën diskriminuese ndaj Shqipërisë, shtyn sërish hapjen e kufirit

Greqia ka vendosur që të shtyjë masat për hapjen e kufirit me Shqipërinë deri më 21 qershor. Ndërkohë pritet që nga dita e hënë 14...

Kardiologu i njohur zbulon: Ja çfarë mund t’i ketë ndodhur Eriksen-it

Christian Eriksen i shtrirë në barin e stadiumit të Kopenhagen me të gjithë shokët e tij të skuadrës duke formuar një rreth, ka qenë...

Emocionuese/ Lukaku shënon gol dhe ja dedikon Eriksenit: Chris, të dua! (Video)

Romelu Lukaku ka shënuar që në 10 minutat e para të ndeshjes ndaj Rusisë, ku Belgjika po kryeson aktualisht 2-0. Bomberi belg realizoi në minutën...

Lajme të tjera

Web TV