Legjionarët, Hebaj: Tek Shkëndija jam si në shtëpi, një klub i madh dhe ambicioz

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sulmuesi i ri kuqezi ka folur për herë të parë si lojtar i Shkëndijës së Tetovës. Në fakt, Rubin Hebaj tashmë mendon si kuqezi. Sulmuesi 22-vjeçar bëhet anëtar i ri i Shkëndijës, pasi firmosi të martën kontratën me kuqezinjtë. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, shkodrani është prononcuar për kanalin zyrtar të klubit. “Ndjehem shumë mirë në fakt, – thotë ai fillimisht. – Të gjithë më pritën shumë mirë në si ditë e parë në klub. Isha për të bërë vizitat mjekësore, u ndjeva tamam si në shtëpi dhe kisha ndjenjën që po vija në një klub shumë të madh si Shkëdija.”

Më tej, shkodrani ka vlerësuar klubin tetovar. “Kohët e fundit Shkëndija ka bërë shumë mirë si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në Europë dhe gjithmonë në mesin e ekipeve shqiptarë që i kam ndjekur edhe në televizor ka qenë edhe Shkëndija për arritjet që ka pas, – ka thënë Hebaj. – Sidoqoftë, vetë projekti i klubit më bëri të pranoj dhe me ardhë të firmos kontratën këtu për të bërë më të mirën për klubin. Shkëndija është një ekip ku flitet shqip dhe ndjehem sikur jam në shtëpinë time.”

“Shpresoj që kjo hera e tretë që dal nga Shqipëria të jetë e treta e vërteta për të bërë një sezon shumë të mirë”, – shton sulmuesi, i cili kërkon më tepër gola për ngjyrat e skuadrës së tij të re. “Besoj që nuk mund të jap premtim, por mund të them që do të bëj më të mirën për klubin, do të mundohem të shënoj sa më shumë gola, sepse roli im është sulmues normal dhe ekipi të arrijë sa më lartë me golat dhe paraqitjen time, – thotë Hebaj. – Besoj pjesa tjetër do të mbetet ta tregoj në fushë.” Po si ishte kjo ditë e parë e tij në klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  Kupa e Gjermanisë, në mesjavë, çerekfinalet, spikatin dy duele të Bundesligës 1

“Ishte ditë e lodhshme sot, sepse rruga ishte e gjatë, testimet, ardhja në klub, vizitat mjekësore në “One Hospital”, kthimi pastaj, – pohoi ai. – Sidoqoftë, u bë për një qëllim të mirë, prandaj e mora me pozitivitet dhe u kënaqa.” 22-vjeçari ka vlerësuar edhe tifozerinë e zjarrtë të klubit tetovar, duke thënë: “Kush si njeh ‘Ballistët’!? Edhe kur kam parë Shkëndijën, por edhe Kombëtaren i kam ndjek dhe kam parë atë frymëzimin si një dëshirë që një ditë të luaj për klubin për të cilin ata bënin tifo.”

“Shpresoj që sa më shpejt të kalojë kjo periudha e epidemisë që të kthehen tifozët në stadium, të na mbështesin dhe të na japin atë ndjenjën e “lojtarit të 12-të”, – ka shtuar Rubin Hebaj, i cili i ka të qarta pritshmëritë, teksa pyetet edhe për titullin. “Besoj shumë, sepse Shkëndija e Tetovës ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit”, – ka përfunduar futbollisti shkodran.

Të fundit

Gjithçka në dhomën e diktatorit e paprekur, ja shtrati ku vdiq Enver Hoxha (Foto)

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një...

Izmir Smajlaj nuk arrin në finale të kërcimit së gjati në Evropianin e Sallave të Mbyllura

Atleti shkodran, vetëm 5 cm larg kufirit që siguronte vendin në 8-shen e që do të garojë për medalje. Është mbyllur që në fazën eliminatore...

Shokuese/ Nuk i pranoi të dashurin, babai i pret kokën vajzës dhe shëtit me të nëpër rrugë (Video)

Babai i katër fëmijëve preu kokën e njërës prej vajzave të tij dhe e nxori atë në rrugë. Shkak i këtij veprimi është bërë...

Kujdes, nëse shefi juaj ka këtë shenjë horoskopi, s’do i keni punët mirë

Të jesh një udhëheqës fantastik zakonisht do të thotë një kombinim i gatishmërisë për kompromis, logjikë dhe kujdes të mjaftueshëm për njerëzit e tjerë. Por,...

U bë e famshme me ‘selfien’ me shenjat e maskës në fytyrë, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo

Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale...

Lajme të tjera

Web TV