Merr zyrtarisht detyrës si zv. Presidente e SHBA-së/ Betohet Kamala Harris

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Merr zyrtarisht detyrës si zv. Presidente e SHBA-së. Betohet Kamala Harris, duke hyrë kështu në histori si e para grua zv. presidente dhe e para grua e zezë në këtë postë. Ajo u betua para gjyqtares së  Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor.

Joe Biden do të betohet si presidenti i 46-të, pritet që ai të ketë dorën e tij atje ku ka qenë çdo herë që ka bërë një betim zyre më parë – në Biblën e familjes Biden.

Bibla është në familjen Biden që nga viti 1893. Biden përdori Biblën çdo herë që dha betimin në secilën prej shtatë betimeve të tij në Senat, duke filluar në 1973. Bibla u përdor gjatë betimit të tij si Zëvendës President në 2009 dhe 2013.

Me pak njerëz të pranishëm ka nisur ceremonia e Inagurimit të presidentit të 46 të SHBA Joe Biden dhe zëvëndës presidentes Kamal Harris. Me shumë pak të pranishëm por me një shkallë të lartë të pozitivitetit dhe shpresave për të arrdhmen, senatorët i janë drejtuar liderëve të ardhshëm të vendit.

Senatorja dhe ish-rivalja e Biden në garat primare në partinë demokratike, u shpreh se është kënaqësia e saj është të ketë organizuar këtë event. Duke theksuar edhe njëherë se vendi, kaloi prova të vështira por njëjtë siç ndodhi në kohën e Abraham Linkolm ai tejkaloi çdo gjë. Kloubochar vlerësoi edhe njëherë që për të parën herë në historinë amerikane vendi do të ketë zëvëndësen e parë grua, e komunitetit indiano- amerikan.

Të fundit

Gjithçka në dhomën e diktatorit e paprekur, ja shtrati ku vdiq Enver Hoxha (Foto)

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një...

Izmir Smajlaj nuk arrin në finale të kërcimit së gjati në Evropianin e Sallave të Mbyllura

Atleti shkodran, vetëm 5 cm larg kufirit që siguronte vendin në 8-shen e që do të garojë për medalje. Është mbyllur që në fazën eliminatore...

Shokuese/ Nuk i pranoi të dashurin, babai i pret kokën vajzës dhe shëtit me të nëpër rrugë (Video)

Babai i katër fëmijëve preu kokën e njërës prej vajzave të tij dhe e nxori atë në rrugë. Shkak i këtij veprimi është bërë...

Kujdes, nëse shefi juaj ka këtë shenjë horoskopi, s’do i keni punët mirë

Të jesh një udhëheqës fantastik zakonisht do të thotë një kombinim i gatishmërisë për kompromis, logjikë dhe kujdes të mjaftueshëm për njerëzit e tjerë. Por,...

U bë e famshme me ‘selfien’ me shenjat e maskës në fytyrë, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo

Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale...

Lajme të tjera

Web TV