Mund të duhet një pasaportë vaksine për të udhëtuar në Europë! Skema që po diskutojnë shtetet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Herën tjetër kur të udhëtoni për pushime jashtë vendit, mund t’ju duhen dy pasaporta me vete, pasi një numër vendesh evropiane po marrin në konsideratë idenë për pasaportat e vaksinave për të lejuar udhëtimet.

Spanja, Greqia dhe Belgjika janë vetëm disa nga destinacionet që mbështesin pasaportat e vaksinave për udhëtarët, për t’i lejuar ata të vizitojnë vendin pa kufizime.

Pasaportat do të tregojnë se zotëruesi është vaksinuar dhe mund t’i lejohet që të shmangin karantinën ose lëvizjen e kufizuar në vend.

Greqia është një nga të parat që sugjeron se një pasaportë vaksine mund të ndihmojë në rinisjen e udhëtimit, megjithëse Athina ka thënë që pushuesit pa një pasaportë vaksine nuk do të ndalen të hyjnë në vend, por mund të përballen me kufizime karantine ose udhëtimi.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se Greqia nuk do të vendosë vaksinimin si një kërkesë të detyrueshme për udhëtime, por “ata që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të lëvizin”.

Ministri spanjoll i Turizmit, Reyes Maroto, mbështeti gjithashtu skemën, duke shtuar se ajo mund të “rivendosë lëvizjen” në të gjithë Evropën:

“Arritja e imunitetit është një moment kyç për të gjeneruar besim për të udhëtuar”.

Brukseli ka thënë gjithashtu se ndërsa skema është aktualisht “e parakohshme” ato mund të përdoren për të lejuar udhëtime nëpër vendet e BE-së. Portugalia dhe Italia janë gjithashtu pro kësaj skeme.

Sidoqoftë, OBSH nuk i ka mbështetur pasaportat si një mënyrë për të rifilluar udhëtimin, për shkak se është ende e paqartë nëse vaksinat mund të parandalojnë transmetimin.

Ata gjithashtu paralajmëruan se përhapja aktuale e vaksinave nuk është ende në të njëjtin nivel në të gjithë Evropën që do të lejonte pasaportat e reja.

Lexo edhe :  Shuhet legjenda e xhazit/ "Falenderoj te gjithë ata që më ndihmuan në rrugëtimin tim"

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së tha: “Vaksinimi nuk duhet të përjashtojë udhëtarët ndërkombëtarë nga respektimi i masave të tjera të uljes së rrezikut të udhëtimit”.

Vendet që nuk janë në marrëveshje për pasaportat e vaksinës përfshijnë Rumaninë dhe Francën, të dyja kanë frikë se mund të shkaktojë një ndarje në vende.

Liderët e BE-së do diskutojnë mbi skemën e pasaportave të vaksinave këtë javë.

Të fundit

Qeveria greke ndryshime në ligjin për punonjësit sezonalë, përfitojnë mijëra shqiptarë

Mësohet se ndryshimet që do të dërgohen të martën e ardhshme në parlament,konsistojnë në përmirësimin e draftit ligjor lidhur...

Mohonte ekzistencën e virusit, Alfred Cako infektohet me C*vid-19

Alfred Cako i njohur si konspiracionist, është infektuar me Covid. Cako është një nga personat që ka mohuar ekzistencën e virusit madje për vaksinën...

Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut mijëra doza të vaksinës Pfizer

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njofton se vendi i tij ka dhuruar Maqedonisë së Veriut mijëra doza të vaksinës Pfizer. Vuçiç u shpreh se Serbia...

Fluturimet u anuluan për shkak të motit të keq/ Aeroporti i Rinasit jep lajmin e mirë për pasagjerët

Aeroporti i Rinasit anuloi mbrëmjen e djeshme fluturimet për shkak të motit të keq. Mirëpo tashmë fluturimet kanë nisur normalishte. Në një njoftim Aeroporti...

“Shijoni këtë pamje të mrekullueshme” Yuri Kim ndan foton e Ambasadës Amerikane të mbuluar në dëborë

Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë në ‘Twitter’ foton e rezidencës së SHBA-së në Tiranë e cila është e mbuluar me të bardha nga dëbora....

Lajme të tjera

Web TV