Organizatorët e “Tokio 2020”, “të palëkundur” për mbajtjen e Lojërave të shtyra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i “Tokio 2020”, Toshiro Muto, ka thënë se ata nuk e kanë diskutuar në asnjë moment, mundësinë për të mos i zhvilluar Lojërat Olimpike. Por përsa i përket pranisë së tifozëve, ky vendim do të merret në muajt në vijim, gjithnjë duke parë vijimësinë e epidemisë. Kështu, organizatorët e Olimpiadës janë “të palëkundur” në mbajtjen e Lojërave të shtyra nga epidemia e virusit korona, por nuk përjashtojnë mundësinë e organizimit të tyre pa spektatorë, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i “Tokyo 2020”, Toshiro Muto.

Në një intervistë, dhënë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga nisja e Lojërave Olimpike, Muto pranoi se njerëzit janë “të shqetësuar” ndërsa rastet e virusit rriten në të gjithë botën, përfshirë edhe Japoninë, ku Tokio është në gjendje të jashtëzakonshme. Por ai vazhdon të këmbëngulë, që Lojërat Olimpike janë ende të realizueshme, pa kërkuar që sportistët dhe tifozët të vaksinoheshin dhe se opinioni publik vazhdon të jetë i lëkundur për zhvillimin e këtyre Lojërave.

“Ne nuk jemi duke diskutuar anulimin, – i tha ai AFP-së. – Zhvillimi i Lojërave është politika jonë e palëkundur. Madje edhe në këtë moment të vështirë, ne nuk po diskutojmë asgjë tjetër përveç kësaj.” Sondazhet e zhvilluara në Japoni këtë muaj treguan se rreth 80 % e të anketuarve kundërshtojnë mbajtjen e Lojërave këtë vit, edhe pasi organizatorët kanë prezantuar një sërë masash anti-virus. Mbetet e pasigurt ideja nëse tifozët e huaj do të jenë në gjendje të marrin pjesë, apo nuk do të lejohen fare.

Kufijtë e Japonisë aktualisht janë të mbyllur për vizitorët e huaj, dhe pjesëmarrja në ngjarjet e brendshme është e kufizuar në 5,000 spektatorë ose me kapacitet 50 %. Muto tha se nuk do të ishte mirë nëse Lojërat Olimpike do të zhvilloheshin pa tifozë, por kjo mundësi nuk është se mund të përjashtohet. Në nëntor, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bah, tha se ai ishte “shumë, shumë i sigurt” që spektatorët do të lejohen.

Lexo edhe :  Të kënaqur me rezultate, Gjermania përgatit rinovimin për Julian Nagelsmann

“Unë nuk e di se sa është e mundur, por në thelb, të mos kesh tifozë nuk është e dëshirueshme”, – tha Muto, duke shtuar se një vendim do të merret në muajt e ardhshëm. Ai pranoi që masat antivirus, të cilat ndalojnë brohoritjet e tifozëve, do t’i bëjnë Lojërat e Tokios krejt të veçanta nga çdo Olimpiadë e kaluar.

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV