Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në emisionin “Absolut 4” u shpreh se kanë rënë dakord me Lulzim Bashën që të çojnë për skrap Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS. Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap. Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.
Më tej, ai ka thënë se veç emrave të njohur të LSI-së që i janë bashkuar PS-së, ka dhe kryebashkiakë të tjetër të kësaj force politike që duan t’i bashkohen socialistëve.