Tenis, shkon në 10 numri i të infektuarve me “Covid-19” në “Australian Open”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shkon në 10 numri i tenistëve të infektuar me “Covid-19” në Turneun e Hapur të Australisë (“Australian Open”). Këta janë sportistë që kanë udhëtuar me avionët që kishin në bord persona të infektuar me virus korona. Të gjithë pjesëmarrësit e turneut ndodhen në karantinë dyjavore. Kështu, edhe dy sportistë të tjerë në “Australian Open” kanë rezultuar pozitivë për virusin korona. Lajmin e kanë dhënë autoritetet shëndetësore vendore, sipas të cilave, numri i rasteve pozitive me “Covid-19”, të lidhura me turneun e tenisit, shkon në 10.

Një varg infeksionesh të zbuluara nga autoritetet Australiane kanë detyruar 72 tenistë, të qëndrojnë të mbyllur në dhomat e hotelit për dy javë. Ministrja e policisë së shtetit të Viktorias, Lisa Nevill tha se dy tenistë dhe dy persona të tjerë, jo të lidhur me turneun, kishin dalë pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Një nga tenistët, u tha ajo gazetarëve, “ka qenë në karantinë, sepse ai hyri në vend me një nga fluturimet ku kishte patur raste pozitive”. Më shumë se 1.000 lojtarë tenisi dhe stafet e tyre, kanë mbërritur në Australi tashmë, dhe kryesisht janë të painfektuar.

Ata kanë mbërritur në Australi me 17 avionë “çarter” javën e kaluar dhe, në disa prej tyre ka patur raste me pasagjerë të infektuar me “Covid-19”. Disa raste pozitive të njoftuara më parë janë riklasifikuar si jo-infektive, që do të thotë se numri i konfirmuar i rasteve në grupin e turneut është tani 10. Por të gjithë po kalojnë 14 ditë në karantinë në hotel. Lojtarët që nuk konsiderohen kontakte të ngushta të rasteve pozitive, janë lejuar të stërviten deri në 5 orë në ditë nën masa të rrepta sigurie.

Lexo edhe :  Rikthimi i fushës së "Air Albania"/ Tomorri: Optimist se do të jetë gati për eleminatioret e 2022

Megjithë ankesat që kanë shfaqur disa tenistë, për kushtet e vështira nëpër dhomat e hotelit, ushqimin aspak të mirë të ofruar nga organizatorët, shumica tjetër janë përpjekur t’i kthejnë dhomat e tyre të hotelit në palestra të improvizuara. Turneun e Hapur të Australisë (“Australian Open”) është parashikuar të nisë në 8 shkurt 2021.

Të fundit

Rrëfehet si kurrë më parë Anxhela Peristeri: I kam dalë makinës para që të më shtypte

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” ka qenë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Ajo tregoi më...

“Numëro ditët”/ MatoLale i bëri diss, Noizy i publikon bisedat private dhe e paralajmëron

Noizy dhe MatoLale në verë të vitit të shkuar sollën këngën “Adrenalinë”, që rezultoi një super hit. Mirëpo më vonë marrëdhënia miqësore mes dy...

“Një tjetër zhvillim”/ Rama poston videon: Si duket Kalaja e Krujës natën me ndriçimin artistik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Kalaja e Krujës, pasi kjo e fundit është restauruar dhe i është vendosur ndriçimi artistik. Rama thotë...

Duke nisur nga gjyshja në kërkim të “shpirtit binjak”, ju prezantojmë me konkurrentet e “PërPuthen 40”

Katër konkurrente femra i janë bashkuar “PërPuthen40” mbrëmjen e sotme, ndërsa zonjat simpatike u prezantuan në mbrëmjen e sotme të “PërPuthen” Prime. Njëra prej tyre...

Rrëzohet helikopteri duke i marrë jetën miliarderit, Macron: Vdekja e tij është një humbje e madhe

Miliarderi francez Olivier Dassault ndërroi jetë pasditen e sotme pasi helikopteri ku po udhëtonte u rrëzua. Helikopteri që u mori jetën biznesmenit dhe pilotit...

Lajme të tjera

Web TV