Aktori e thotë troç: Në SHBA punova në ndërtim dhe roje. Ça kujtoni ju se punojnë shqiptarët andej?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli, ka thënë se kur ka jetuar në Amerikë, ka punuar si roje nate. Ai ka rrëfyer dhe disa detaje të tjera nga jeta e vet.

“Unë babain e kam pasur polic, edhe një vëlla po kështu. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mirë.

Por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ‘ke qenë në teh të thikës, edhe mund të të flaknim jashtë.

Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere.

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë”, tha ai me humor.

Xhevahir Zeneli në një intervistë të mëparshme ka treguar punët e vështira që ka bërë gjatë kohës që jetonte në Amerikë:

“Unë kam bërë punë të ndryshme atje. Ne rrinim në një kafene ku shpërndaheshin punëtorët zakonisht, si tek “Ushtari i Panjohur”.

Dhe i bëj përshtypje njërit, ai s’më kishte parë asnjëherë në televizor, jo për faj të tij. Më shikonte që rrija mendueshëm dhe më tha: Di të punosh ti?

-Po i thashë.

-A di të bësh çati, më tha?

-Po, iu përgjigja. Më morën më futën në një furgon dhe na çuan në një ndërtesë. Do shtrohej një kartoserë për të mbuluar çatinë.

Hipëm lart në çati dhe kur po errej do zbrisnim. Zbritën të gjithë dhe më thanë edhe mua zbrit. Jo u thash nuk zbres dot, mu duk shumë lart. Mu duk tmerr.

Pasi bëmë debat të madh erdhi zjarrfikësja. Vunë shkallët ata, erdhën dy burra të shëndoshë më vunë duart si termometër dhe më zbritën. Zbrita poshtë dhe po rrija.

Lexo edhe :  50 krijesa detare ende të panjohura për shkencën

Pashë që zjarrfikësja vuri gjobë, 1 mijë dollarë. Erdhi sërish ai burri dhe më tha: Të pashë më aty ku kërkon punë e di ç’do të të bëj apo jo?

Më vonë arrita në shkallën më të lartë dhe u bëra polic roje në një shkollë”.

 

 

 

 

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV