Dëbora e pazakontë në shkretëtirë/ Besimtarët islamikë: Po vjen fundi i botës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kësaj jave ka rënë dëborë në dy shkretëtira të ndryshme, duke përfshirë dhe atë të Saharasë, ndërsa besimtarët thonë se “Fundi i kohëve” mund të jetë pranë, sipas një citimi domethënës biblik nga Isaiah.

Të dielën ka rënë dëborë në provincën Asir në Arabinë Saudite për herë të parë në 50 vjet, teksa mediat vendore raportonin se temperatura kishte rënë në -2C.

Ndërsa të mërkurën ra dëborë në shkretëtirën e qytetit algjerian Ain Sefra, që njihet historikisht si qyteza e hyrjes për në Sahara.

Është tashmë dimri i katërt radhazi që raportohet për dëborë ose akull në rajone tipike të thata, edhe pse në shumë vende të hemisferës veriore janë raportuar fenomene të pazakonta moti duke përfshirë dhe Indinë, Kinën e Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kryeqyteti i Indisë Delhi dëshmoi motin e saj më të ftohtë në 119 vjet kurse Spanja shënoi sivjet stuhinë më të ftohtë të dëborës qe prej vitit 1971.

Arsyeja kryesore e motit të pazakontë besohet se janë ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, por disa agjenci mediatike thonë se kjo mund të jetë një shenjë e fundit ‘biblik’ të kohëve.

Agjencia ‘Israel365 News’, e cila përshkruan veten si “një këndvështrim i ri lajmesh nga Izraeli dhe Lindja e Mesme”, tha se profeti Isaiah ka folur shpesh për dëborën në shkretëtirë gjatë përshkrimit të fundit të kohërave.

“Shkretëtira e ashpër do të lumturohet, natyra e egër do të gjallërohet/e do të lulëzojë si trëndafili,” thotë Isaiah në psalmin 35:1.

Ndërsa në Isaiah 43:19 thuhet: “Jam duke bërë diçka të re/ Tani ajo do të ndodhë, papritur ti do ta ndjesh/ Do të krijoj rrugë në mes të botës së shkretë/dhe lumenj në shkretëtirë.”

Sipas besimtarëve, prezenca anormale e dëborës në këtë terren tipik të thatë, mund të jenë në fakt “lumenjtë në shkretëtirë” të cilave i referohet profeti në fundin e botës.

Të fundit

Greqia “shkundet” nga një tërmet i fuqishëm, ja zona që ndjeu më shumë lëkundje

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë ka goditur herët në mëngjesin e kësaj të mërkure, qytetin e vogël grek...

“Ma këpute shpirtin”/ Klea Huta humb njeriun e shtrenjtë: M’i thave sytë

Me një foto të publikuar pak minuta më parë, Klea Huta ka treguar se ka humbur një nga njerëzit më të dashur të familjes,...

Protesta në të gjithë Katalonjën kundër burgosjes së reperit Pablo Hasél

Katalonja u përfshi nga protesta të dhunshme mbrëmjen e së martës kundër burgosjes së reperit Pablo Hasél. Policia arrestoi 15 protestues në të gjithë...

Edi Rama: Do të vaksinojmë të moshuarit që janë personalitete. Presim marrëveshjen për 360 mijë doza

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga stadiumi “Air Albania” se pritet një marrëveshje për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Astra Zeneca....

Burri hedh nga shkëmbi gruan shtatzënë pasi bënë një selfie, arsyeja do t’iu trondisë

Një burrë turk i cili pozoi me gruan e tij shtatzënë për një foto romantike në majë të një shkëmbi, dyshohet ta ketë shtyrë...

Lajme të tjera

Web TV