Derby është i kuq/ Partizani mposht Tiranën, përleshen tifozët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Partizani dhe Tirana janë përballur me njëra-tjetrën në takimin që mbylli javën e 15-të të Kategorisë Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, të luajtur të enjten në mbrëmje. Derbi i madh i kryeqytetit, i zhvendosur në Stadiumin “Elbasan Arena”, ka nisur më mirë për bardheblutë me Seferin që rrezikon menjëherë, ndërsa të kuqtë e kapërcejnë trysninë e fillimit nga Tirana dhe, me kalimin e minutave, do të rrezikojnë portën kundërshtare. Kështu ndodh në minutën e 18-të dhe të 19-të me Asanin dhe Melon.

Në minutën e 36-të, Seferi bën gjithçka mirë përveçse ta përcjellë topin në rrjetë, ndërsa në krahun tjetër, Partizani pretendon për një 11-metërsh, por nuk mendon kështu gjyqtari kryesor, Enea Jorgji. 45-minutat e para mbyllen kështu me rrjeta të paprekura, ndërsa të dytat nisin luftarake, të dyja skuadrat që rrezikojnë në minutat e para.

Ndërkaq, në minutën e 52-të, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pasi Bardhi merr kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me karton të kuq. Por pabarazia në forca zgjat vetëm 4 minuta, pasi shembullin e Bardhit e ndjek tek bardheblu Batha, që e lë Tiranën me 10 lojtarë. Barazpeshimi dhe zvogëlimi i forcave në fushën e blertë ka çuar në një breshëri ndërrimesh, teksa Dede dhe Daja kanë futur nga 3 lojtarë të freskët në fushën e blertë dhe është pikërisht njëri prej tyre, Çinari, i cili është rikthyer edhe pas një pezullimi disamujor nga FIFA, ai që do të thyejë qëndresën e Tiranës 7 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe do të kalojë Partizanin në epërsi.

Tirana do të përpiqet, por pa forcë, teksa të kuqtë e mbrojnë fitoren minimale që mban ata me të njëjtin hap me Teutën në ndjekje të Vllaznisë kryesuese. Ndërkaq, jashtë Stadiumit “Elbasan Arena” derbi ka vijuar me përballjet e tifozëve. Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, mbështetës të të dyja ekipeve kanë udhëtuar të mërkurën drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.

Lexo edhe :  Bayern Munich arrin rekordin e Barcelonës, mposht Tigres dhe shpallet Kampion Bote

Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka. Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i vënë flaka një objekti pranë një automjeti. Forca të shumta policie kanë shkuar dhe e kanë vënë nën kontroll situatën.

Të fundit

Praktimi i fesë në ushtri/ Halit Valteri denoncon rastin: Duhet ndryshim! Çdokush ka të drejtë të besojë (Video)

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri, në kuadër të projektligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka...

Varianti anglez deri në 70% më vdekjeprurës? Ja çfarë thotë studimi

Duke ekzaminuar të dhëna nga disa studime të kryera në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit nga Grupi Këshillimor i Kërcënimeve për virusin e ri dhe...

Vritet babai i këngëtares së njohur, 64-vjeçari ndërron jetë në spital

Babai i Nicki Minaj është vrarë nga një shofer i papërgjegjshëm në New York. Në një deklaratë policia thotë se Robert Maraj ishte duke ecur...

Baton Haxhiu parashikoi saktë zgjedhjet në Kosovë, por a do godasë në shenjë edhe për fituesin e 25-prillit?

Analisti Baton Haxhiu ia ka dalë të godasë ën shenjë me parashikimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovën që u mbajtën...

Endri Çelaj: Sakrifikoj gjithçka për futbollin! Fanella kuqezi, speciale

Endri Çelaj, futbollisti i talentuar shqiptar pa mbushur ende të 18-tat është transferuar nga klubi francez i Paris Saint-German drejt klubit italian të Veronës....

Lajme të tjera

Web TV