Inaugurimi i Biden/ 60 dollarë vetëm maska, ja sa kushtoi në total veshja e Zonjës së Parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jill Biden zgjodhi të vishej me ngjyrë blu oqeani në ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i SHBA-ve për një arsye të veçantë.Ajo u shfaq me pallto blu, fustan poshtë, maskë dhe një palë doreza me të njëjtën ngjyrë.

Veshjen ia ka realizuar stilistja amerikane Alexandra O’Neill, themeluesja e markës Markarian. Jill Biden ndoqi traditën e zonjave të tjera të para të Amerikës duke mos zgjedhur dizajnerë të njohur apo të famshëm botërisht.

Palltoja është e dizajnuar me jakë dhe mansheta prej kadifeje në blu më të errët. Palltoja vjen duke u zgjeruar poshtë pjesës së belit, në mënyrë që të kombinojë me fustanin poshtë. Materiali i palltos është dekoruar me copëza kristali Swarovski të cilat ndriçojnë më tepër kur ekspozohet në dritë.

Sipas Alexandra O’Neill, Jill kërkonte këtë ngjyrë për të përcjellë mesazhin e besimit, konfidencës dhe stabilitetit.

Zgjedhjet e ngjyrave dhe stilit të zonjave të para amerikane kanë qenë gjithmonë nën lupë, pasi shumë prej i kanë përdorur si një mundësi për ti bërë dizajnerët që zgjedhin më të famshëm, si dhe për të dërguar mesazhe politike. Dhe duket se Jill Biden ia ka arritur me të dyja.

Veshja e Jill thuhet të ketë kushtuar 6 mijë dollarë. Këpucët nga Jimmy Choo kanë kushtuar 650 dollarë. Ndërsa çanta nga Tylet Ellis ka kushtuar 1450 dollarë, pa hequr 60 dollarë për maskën.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV