Kryeministri Rama nxit fermerët të aplikojnë për përfitimin e naftës pa taksa (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa. Ai ka publikuar një video të disa fermerëve të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania dhe kanë përfituar sasinë e naftës që deri dje paguanin akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi.

Edi Rama i bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa.

Ai ka publikuar një video të disa fermerëve të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania dhe kanë përfituar sasinë e naftës që deri dje paguanin akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi.

Kujtojmë që aplikimet janë hapur më 15 janar ku 49.400 fermerë të regjistruar dhe të pajisur me NIPT mund të përfitojnë.

Të gjithë fermerët do të kenë mundësi deri më 25 shkurt 2021 që të aplikojnë për naftën për prodhimet e sezonit të parë. Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte, vendim që është mirëpritur nga fermerët.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatori furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

“Mirëmëngjes dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë” – shkruan Rama në Facebook.

Të fundit

‘Makinë 150 mijë euro, 23-vjeçe dhe plot operacione’, kush është konkurrentja e re e Për’puthen

Nga Gentian Thomai Rastësisht sot ndoqa një pjese te emisionit Per’Puthen ne Top Channel dhe po hynte nje vajzë e...

Haradinaj publikon videon emocionuese: Beteja për njohje të plotë kërkon një President të fortë, i gatshëm të ballafaqohem me Serbinë e Vuçiçit

Kandidati për President i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video emocionuese të rrugëtimit të tij nga lufta për liri deri më sot. Haradinaj thotë...

Partia Demokratike cakton drejtuesit politikë për qarkun e Tiranës dhe të Kukësit

Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë për qarkun e Tiranës. Report Tv ka zbardhur listën e emrave të plotë. Ndërkohë në Kukës është caktuar...

Schumacher, surpriza më e madhe në Formula 1 për vitin 2021

Mbiemri legjendar Schumacher do rikthehet në sportin e Formula 1 për herë të parë pas 9 viteve, kur këtij sporti në vitin 2012 i...

Parashimi i yjeve për muajin shkurt nga astrologia Meri Gjini, ja cila është shenja më me fat

Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” në Report Tv astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e yjeve për muajin shkurt. Ajo u shpreh se vështirësia...

Lajme të tjera

Web TV