LSI e braktisur dhe në lista nga aleatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Tashmë kemi hyrë në 100 ditëshin e fundit përpara datës së zgjedhjeve dhe në pamje të parë duket se situata është e qetë dhe që nuk parashikon eksese apo përndezje që jo rrallë kanë shoqëruar pragvotimet e mëparshme. Sidoqoftë është ende herët dhe duket se pandemia ka ndikuar një një fushatë të ndryshme elektorale. Rregullat e reja të përcaktuara nga KQZ mbi tubimet dhe takimet elektorale kanë shformuar mënyrën tradicionale ku mitingjet e partive ishin si shenjë force ndaj kundërshtarit dhe motivim për anëtarësinë e forcave politike. Tashmë kjo skemë është e paaplikueshme. Në vend të saj fushata e dy parive më të mëdha karakterizohet nga shpeshtia e mesaxheve mediatike apo në rrjetet sociale duke e shndërruar thelbin e fushatës në një betejë mediatike dhe të orginizimit të brendshëm ku marrin valencë puna e strukturave dhe kontakti direct me qytetarin.

Në këtë aspect duket se PS është një hap përpara. Duke qenë një parti më e strukturuar, ku celulat e partisë janë të shtrira në të gjithë territorin, kontakti direkt I tyre me bashkëqytetarët e tjerë  është më I drejtpërdrejtë dhe më natyral, pasi jetojnë në të njëjtin mjedis dhe ndajnë të njëjëtën jetë sociale edhe me të paangazhuarit partiakë. Njëkohësisht, fakti që pushteti vendor është tashmë në duart e PS pas braktisjes së zgjedhjeve nga PD dhe aleatët e saj, mendohet si një avantazh jo i vogël struktural në funksion të zgjedhjeve.

Në të kundërt, PD ka një mekanizëm të ndryshëm në funksion të zgjedhjeve. Janë kandidatët për deputetë që merren me fushatën dhe angazhojnë grupin e punës dhe jo strukturat. Fakti që këtë rradhë kemi një paqartësi të madhe se cili do të jetë kandidat për deputet në zgjedhje, ndërkohë që së pari duhen qartësuar listat dhe vendet e lira për kryetarët e partive aleate që do të përfshihen brenda, ka bërë që puna konkrete e opozitës me elektoratin të jetë ende pasive krahasuar me kohën që është në dispozicion për votimet. Mangësi kjo që deri tani është shfrytëzuar mfaj më mirë nga ana e maxhorancës.

Ky mbetet sidoqoftë një vëzhgill nga lart e I përgjitshëm, pasi fushata në vetvete ka sjellë dhe të tjera andralla. Fakti që në ligjin e ri tashmë nuk kemi formulën e dikurshmë të koalicionit parazgjedhor, në kuptimin klasik, ku secila parti merrte votat e saj nominative brenda koalicionit, kjo ka ndërlikuar skemat e opozitës. Përfshirja në një listë të vetme, në atë të PD, të aleatëve të koalicionit, ka dëmtuar shumë ekuilibra midis opozitarëve. Kush nga aleatët ka përfunduar marrëveshjen duke përfshirë emrin e kryetarit të saj brenda listës, mund të ndihet I lehtësuar, porse kokëcarjet e Bashës ende sa kanë nisur. Kokëcarje pasi krijohen pakënaqësi nga Brenda PD që ushtrojnë trysni për të siguruar një vend fitues në listën e kandidatëve, dhe po ashtu kokëëarje ka parti të veëanta si PR apo PDIU që mendojnë se kanë një peshë specifike më të madhe se të tjerat dhe që kërkojnë më shumë përfaqësim në listën e përbashkët. Në të dyja rastet ka kosto. Dhe kostot kushtojnë shumë në këtë fushate zgjedhore. Kosto e brendshme është se ato figura që e mendonin veten në listën fituese brenda PD, do të demotivohen dhe do të japin në rastin më të mirë kontribut të vogël gjatë fushatës, ndërsa në rastin më të keq ta bandonojnë atë.

Kostoja me aleatët ndoshta është në sensin e imazhit, pra të idesë se Basha jo vetëm nuk u tregua I zoti të motivojë të gjithë të djathtët e PD, që tashmë krijuan parti të reja në prag zgjedhjesh, por nuk po di të menazhojë as aleatët të cilët I qëndrun besnikë gjatë katër viteve opozitë. Të mos harrojmë se forma e re e votimit në listë ka disa probleme për koalicionet. Në to kontributi I secilës parti në vota nuk është I matshmë, pasi në vetevete votat kane vetëm ngjyrën e PD. Në to nuk mund të dihet se sa do të jetë kontributi i PR, i PDIU. PBDNJ apo i PDK. Në këtë rast, kur kontributi mbetet anonym dhe në rastin e një ndarje të tortës së pushtetit, fati se kush do të përfitojë më shumë në pushtet nga aleatët, do të mbetej në vullnetin e kryetarit të PD dhe jo në bazë rezultati të matshëm.

Lexo edhe :  Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

Lista e përbashkët në koalicion mbetet një formë e sforcuar, si për PD ashtu dhe për aleatët e saj. Për aleatët duket se do të jetë përfitimi i fundit i përfshirjes në listë të përbashkët, pasi zor të mendohet se më vonë PD do të mbajë gjithë këta kunguj në ngarkim për tu siguruar vend në parlament. Aleatët e ndjenë se kjo është mundësia e fundit dhe se do të duhet të përshtaten më vonë me kushtet e reja, ku ose do të përballen të vetëm në zgjedhje, ashtu si partitë e reja që janë krijuar, ose do të shkrihen tek partitë e mëdha, ose do lobojnë për një ndryshim tjetër të Kodit Zgjedor në të ardhmen. Sidoqoftë, nëse i rikthehemi ëështjes së zgjedhjeve të tanishme është e vështirë të mendohet se sa vota shtesë do të sjellë në kazanin e votave të koalicionit kontributi i partive aleate. Brenda vetë PD ekziston frika se ndërsa kryetarët e partive të vogla e kanë siguruar vendin si deputet në listë, do të ndihen komodë dhe kontributi i tyre për të sjellë vota në thesin e opozitës do të jetë shumë i vogël dhe pak impenjativ. E parë në këtë aspect, kritikët e përfshirjes së tyre në lista gjykojnë se vetë PD do të harxhojë një pjesë të mirë të energjive të saj për të dalë deputetë, Idrizi, Mediu, Ndoka apo dikush tjetër. Dhe kjo vështirë se mund ti motivojë strukturat dhe grupet e punës për tu strapacuar kur beneficet e mandative i përfitojnë të tjerët.

Një element tjetër i ëuditshëm brenda opozitës është fakti që ndonëse u vendos të operohej me dy lista, njëra e PD dhe tjetra e LSI, vërehet se të gjithë aleatët e vegjël janë përfshirë në listën e PD. Dikur u fol për ndonjë parti si PBDNJ e ndonjë tjetër që do të përfshiheshin në listën e LSI, por duket se LSI po i largohen të gjithë, edhe aleatët.  Në këtë mënyrë LSI garon me listë të vetme ashtu si dhe PS dhe partitë e reja të sapokrijuara. E ëudittshme si fakt kur vëren se kohët e fundit, ndërsa LSI- në e kanë braktisur disa nga ish figurat qëndrore të saj, braktisja e listës dhe nga aleatët opozitarë shtron dilemma të shumta. A është kjo vallë nga një strategji e vetë opozitës, a ka të bëjë ndoshta dhe me rezulatet e sondazheve të ndryshme që tregojnë tkurrje të LSI, apo është dhe vetë Basha që e dëmton indirekt LSI duke i orientuar votat e aleatëve tëk thesi i PD e duke i prerë LSI ëdo prurje anësore votash? Vështirë të gjykohet momentalisht porse secila nga këto mundësi ka ndërthurje me njëra tjetrën.

Fashata tashmë po I afrohet pikut të saj dhe të gjitha këto ëështje kanë ndikimin e tyre në mbarëvajtjen e fushatës por dhe në rezultatet e pritshme të 25 prillit. Pra nëse kemi një PS që e vetme mbetet e fokusuar te qëllimi i saj për një mandate të tretëe për të vijuar qeverisjen, problematikat e shfaqura në gjirin e opozitës  e bëjnë atë një forcë jo kmpaktë dhe ku pjesët e saj nuk lëvizin me të njëjtin shpejtësi e ritëm. Në përbërjen shumëngjyrëshe të opozitës, që duket si një ushtri me shumë flamuj laramanë e ku njëri repart ecën në hesap të vet e dikush tjetër mbetet pas, nuk është i mjaftueshëm qëllimi i “Rama ik”, kur vetë interesat e pjesëtarëve të të kësaj kryqëzate janë aq të ndryshëm sa që zor se do ti binden një kryekomandanti si Basha.

 

Të fundit

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

Lajme të tjera

Web TV