Rriten infektimet tek të rinjtë / Zv.ministrja Rakacolli: Mësimi në universitete do të vazhdojë online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli, ndërsa ka deklaruar se ka një rritje të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes.

Këtu ajo thekson se kemi pasur rritje të incidencave te moshat e reja, nga 15-24 vjeç. Nisur nga ky fakt Rakacollu thekson se u mor vendimi për të vijuar mësimin online, në mënyrë që të frenojmë përhapjen e COVID jo vetëm te studentët por edhe te të afërmit e tyre, apo në zonat nga vijnë studentët.

“Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 deri në 18 janar rritje e incidencës dy javore, 291 raste për 100 mijë banorë. Dy javë më parë, 227 raste për 100 mijë banorë. Kjo rritje incidence shoqëruar me një rritje incidence të moshave 15-24 vjeçe. Pavarësisht se nuk kemi rritje të vdekjeve këta tregues flasin për një shtim të vëmendjes.

Pavarësisht se skemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave që kanë për ta vazhduar, orës policore dhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë… Edhe mësimi menduam  të vazhdojë online. Edhe prania në konvikte e shton rrezikun e infeksionit, ato mund të kthehen në vatra të sëmundjeve.

Dihet se Tirana e ka numrin më të lartë. Ardhja e studentëve bën që të shpërndahet infeksioni dhe në ato qytete që i kemi kontrolluar. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë. Në mënyrë unanime pas diskutimeve vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve të të afërmive dhe të familjarëve të tyre. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës. NË SHBA, Kanda, Angli”, tha Rakacolli.

Të fundit

Turizëm i mbipopulluar, ky kryeqytet evropian ndalon ndërtimin e hoteleve të reja

Kryeqyteti i Holandës, Amsterdami, nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e “luftës” kundër...

“Nëse është trim, le të…”/ Meta: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në Syri TV, se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Meta tha se...

Kryemadhi tall Metën/ Për të rritur reech-et në FB mund të dalësh dhe lakuriq

Deputetja Monika Kryemadhi është tallur me Ilir Metën pasi ky i fundit po tenton të tërheqë vëmendjen dhe të rrisë audiencën e tij duke...

Beleri/ Karamuço zbulon detajet: Kemi një shkresë të vitit 2008 që tregon…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ka pasur disa shkresa nga SHISH, ku drejtues të...

“The Sun”: Ksamili, vendpushimi si Maldivet

Për shkak të fluturimeve në distanca të gjata, por edhe të shtrenja në ishujt Maldive, britanikët po shfaqin gjithnjë e më shumë hezitim për...

Lajme të tjera

Web TV