Twitter bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Twitter ka bllokuar llogarinë e ambasadës kineze në SHBA për një postim që mbronte politikat e Pekinit në Xinjiang, postim të cilin platforma sociale tha se ishte në shkelje të tha se po shkelte politikat e saj anti “dehumanizim”.

Ditët e fundit, llogaria e selisë diplomatike kineze (@ChineseEmbinUS) kishte publikuar një postim në të cilin hidhej pretendimi se ujgurët etnikë nuk ishin më “makina për fëmijë”, duke cituar një studim nga gazeta shtetërore China Daily. Postimi u hoq nga kompania kaliforniane.

Ambasada kineze në SHBA, e cila nuk e ka komentuar ende në lidhje me këtë, nuk ka publikuar pastime të tjera që nga 9 janari.

Bllokimi i llogarisë së saj vjen disa ditë pasi Twitter-i mori të njëjtën masë kundër ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili kishte 88 milion ndjekës. Twitter bllokoi llogarinë e Trump, duke kërkuar fshirjen e disa postimeve, përpara se ta rikthente atë dhe pastaj ta hiqte tërësisht me argumentin se ish-presidenti i shkeli përsëri politikat e platformës.

Kina është “e shqetësuar” për bllokimin e llogarisë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying. Sipas tij, autoritetet kineze janë të habitura nga kjo masë. “Shpresojmë që Twitter të mos ndjekë standarde të dyfishta për rastin dhe të dallojë dezinformimin nga e vërteta

Të fundit

Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra...

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është ajo që pritet të thotë...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Lajme të tjera

Web TV