Turqi / Në fundjavë mbërrijnë 10 milion vaksina kineze

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan tha sot se Kina ka miratuar marrjen e një grupi të dytë të vaksinës CoronaVac dhe se 10 milion doza mund të arrijnë në Turqi këtë fundjavë.

 

Turqia tashmë ka marrë tre milion doza të vaksinës, të prodhuar nga Sinovac Biotech dhe deri më tani ka vaksinuar më shumë se 1.170 milion njerëz, kryesisht punonjës të kujdesit shëndetësor dhe të moshuar.

“Grupi i dytë u miratua në Kinë,” u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll. “Ka shumë të ngjarë që ai të vijë deri në fund të kësaj jave. Ne jemi duke pritur që të vijnë 10 milion. ”

 

Rreth 600,000 njerëz u vaksinuan në dy ditë kur filloi procedura rreth një javë më parë, por më pas shkalla e vaksinimeve u ngadalësua., mes të cilëve është edhe presidenti i vendit.

Doza e dytë do të administrohet 28 ditë pas së parës. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Ndërsa infeksionet vazhdojnë të bien  në Turqi pas valës së dytë të pandemisë, Rexhep Tayyip Erdogan u tha gazetarëve pas lutjeve të së Premtes në Stamboll se në takimin e  ardhshëm të kabinetit do të vlerësonte nëse do të hapnin ose jo restorantet. Sidoqoftë, Erdogan shtoi se kishte ende shqetësime për një lëvizje të tillë, duke nënvizuar se ata nuk do të rrezikonin përparimin e bërë me masat aktuale COVID-19.

Në Turqi janë shënuar 24,640 viktima dhe mbi 2.41 milion raste janë të konfirmuara. Vaksinimet masive filluan në Turqi javën e kaluar pasi grupi i parë i 3 milion dozave të vaksinave të zhvilluara nga Sinovac Biotech i Kinës mbërriti në Turqi në 30 Dhjetor.

Lexo edhe :  "Viti më i keq", Britania e Madhe shënon rekord për diagnostikimet me kancer

Deri më tani, mbi 1 milion njerëz, përfshirë edhe punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar kundër virusit në të gjithë vendin që nga fillimi i fushatës më 14 janar.

Të fundit

FSHF shpall kalendarin e Kategorisë Superiore për javët 20, 21 & 22

Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë Superiore, për javën e 20, 21...

Shemsi Prençi zbulon arsyen pse u dorëhoq si këshilltar i Metës

Shemsi Prençi reagon publikisht pas dorëheqjes si këshilltar i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave, duke zbuluar dhe arsyet e këtij vendimi. Përmes...

Tre të vdekur e 249 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Ka shkuar në 1548 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tri vdekje, dy...

Pakti i energjisë ndan BE-në

Vendet e BE nuk po gjejnë dakordësi lidhur me planet për ndryshimin në një traktat ndërkombëtar të energjisë. Kjo pasi disa vende ia kanë...

KAS shfuqizon gjobën e Erion Veliajt: Nuk bëri asnjë shkelje gjatë inaugurimeve dhe ndarjes së çelësave

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë sot vendimin për gjobën e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi erdhi pas apelimit...

Lajme të tjera

Web TV