Varësia nga seksi/ Historia e të riut nga Saranda: Filloja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai nuk e tregon fytyrën për shkak se i vjen turp nga opinioni. Por 19-vjeçari nga Saranda, i cili tani studion në Tiranë, është i gatshëm të ndajë problemin e tij, varësinë e tij nga porno, që e bëri të bjerë nga mësimet dhe nga shëndeti. “Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. E vetmja arsye që ndaloja është se lindte dielli dhe më duhej të shkoja në shkollë”, shprehet adoleshenti.

Varësia nga seksi është me e theksuar tek meshkujt se tek femrat. Por problem rëndohet, pasi për shkak të rritjes së përdorimit të internetit nga të miturit. “Kam provuar të kryej marrëdhënie me bashkëmoshatarët e mia, por nuk ndjeja asgjë gjatë këtyre

marrëdhënieve. Unë vetë nuk ndjeja asnjë lloj emocioni, ndërkohë që kryeja këto akte”, shprehet adoleshenti. “Unë trajtoj aktualisht 3 adoleshente dhe 5 te rritur…”, thotë Besarta Taçi, Psiko-seksologe.

Shifrat thonë se 10 për qind e njerëzve që klikojnë platformat pornografike në botë janë nga 13, deri në 17 vjeç. Psikologet thonë se ndryshe nga sa perceptohet, varësia nga seksi është një patologji, pra sëmundje. “Ata përjetojnë dhimbje, përjetojnë depresion, vijnë këtu dhe kanë nevojë për suport farmaceutik”, sqaron Besarta Taçi.

Sidomos në moshat e vogla dhe të reja, rol kyç kanë prindërit. Janë ata që duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre. “Prindërit e mi filluan ta vërenin rënien time, lodhjen dhe faktin që rrija i izoluar në shtëpi, nuk dilja. Vendosën të konsultoheshin me një psikoterapiste dhe e kuptuan sëmundjen time”, thotë ai. Lojërat e fatit, alkooli janë probleme që shkaktojnë edhe plagë të rënda sociale, ndaj ndoshta zënë më shumë vend në lajme. Por ndërkohe varësia nga seksi është klasifikuar si çrregullim mendor dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i personave te varur nga seksi në botë po rritet me 7-8 për qind çdo vit./tch

Lexo edhe :  Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Të fundit

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Spektakël i garantuar, formacionet zyrtare të sfidës Barcelona-PSG

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në Francë përfundoi 3-2 në favor të skuadrës...

Lajme të tjera

Web TV