“Drita e shumëpritur në fund të tunelit”, Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID (VIDEO)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.

“’Drita e shumëpritur në fund të tunelit’ – dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu në krah të videos.

Vaksinimi antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në vijon në “Air Albania” që prej datës 11 janar. Deri tani janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe epidemiologë.

Në programin kombëtar të vaksinimi ndaj COVID-19, është përcaktuar që pas punonjësve shëndetësor në radhë për tu vaksinuar janë personat qe jetojnë në shtepitë e të moshuarve, më pas personat mbi 90 vjeç, duke vijuar me ata mbi 80 e 70 vjec e deri tek ata mbi 65 vjec, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese. Në varësi të sasive të vaksinave do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë si psh mësues, edukatore, forcat e rendit, punonjës të sherbimit elektrik dhe ujësjellësit, forcat zjarrfikëse, punonjës të transportit publik, etj

Vaksinimi do të aplikohet në pika te caktuara të grumbulluara apo në institucionet mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mejdise të caktuara për grupe të caktuara prioritare psh pranë shtëpive së të moshuarve apo në mjedise të dedikuara të shkollave, universiteteve, ministrive apo institucioneve prioritare nga ekipe te përcaktuara. Vaksinat kundër COVID-19 dhe aplikimi do të jenë pa pagesë për popullatën dhe nuk do të jenë të detyrueshme.

Lexo edhe :  Ermal Mamaqi mbush kinemanë në kohë pandemie, zv.ministrja Rakacolli : Policia e ka gjobitur

 

 

Të fundit

Franca kufizon vaksinën antiCovid të AstraZeneca-s për moshën mbi 65 vjeç

Autoriteti shëndetësor francez ka thënë se vaksina antiCOVID e AstraZeneca duhet t'u jepet vetëm njerëzve të moshës nën 65...

Shkuan për të arrestuar shfrytëzues fëmijësh, vriten dy agjentë të FBI dhe plagosen tre të tjerë

Byroja Federale Hetimeve, FBI, ka konfirmuar se dy agjentë saj u vranë dhe tre të tjerë u plagosën mëngjesin e së martës ndërsa zbatonin...

Shuma marramendëse që marrin konkurrentët e “Për’puthen” për një “giveaway”

Opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Camaj, është një nga personat që gjithmonë ka folur troç në lidhje me këtë reality show. Ai ka folur...

Financial Times: Ballkani hedh sytë nga Rusia dhe Kina për vaksina!

Ndërsa mllefi ka përfshirë Bashkimin Europian për vonesat lidhur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit, Serbia ka ecur shpejt dhe ka arritur shkallën më...

“U ndava nga burri”/ Befason gazetarja Erjona Rusi: Prej 6 muajsh jam në lidhje me Florin (Video)

Erjona Rusi dhe Flori Gjini, dy moderatorët e emisionit Shqipëria LIVE në Top Channel, kanë ‘tronditur’ sot ndjekësit e tyre me një deklaratë ‘bombë’. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV