Presidenti Ilir Meta vlerëson regjisorin Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Sot, për Anagnostin ëhstë një ditë e veçantë pasi feston dhe ditëlindjen e tij të 85-të.
Në ceremoninë e mbajtur paraditen e sotme ishte i pranishëm vetë Anagnosti dhe bashkëshortja e tij Roza Anagnosti. Të pranishëm ishin dhe disa aktorë dhe bashkëpunëtor të kineastit të shquar, me të cilët ai ka bashkëpunuar në vite.
“Eshtë një ditë e vecantë për mua. Kur njerëzit e artit dhe të kulturës jemi këtu dhe të falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra që bashkë kemi lëvizur nëpër vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit sepse unë jam kineast. Dhe kineasti bën një vepër që jeton edhe në brezat që vijnë më pas”, tha Anagnosti ndër të tjera.
Edhe bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Roza Anagnosti falenderoi presidentin për Dekoratën, dhe gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre në vite.
Fjala e zbardhur e Dhimitër dhe Roza Anagnostit, në ceremoninë e organizuar në Presidencë:
Dhimitër Anagnosti: Eshtë një ditë e vecantë për mua. Kur njerëzit e artit dhe të kulturës jemi këtu dhe të falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra që bashkë kemi lëvizur nëpër vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit sepse unë jam kineast. Dhe kineasti bën një vepër që jeton edhe në brezat që vijnë më pas.
Sigurisht e di që sot nuk jam I qetë për të folur sepse e ndjej që emocioni më dominon. Falenderoj Presidentin e Republikës që më nderon me një cmim shumë të vlefshëm dhe e falenderoj seriozisht.
Roza Anagnosti: Meqënë që Dhimitri e ka të vështirë, ky shkruan, unë po ja lexoj. Ndodh shpesh që ne interpretojmë, por në këtë rast po ja lexoj: Dikur, diku kam shkruar: në pleqëri, njeriut I dobësohet shikimi sepse nis të shohë më tepër brenda vetes sesa jashtë saj. Biologjikisht jam i pavdekshëm sepse ADN-ja ime udhëton në përjetësi nëpërmjet brezave në vijim. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, me fëmijët tyre me breza më tej e më tej për të kuptuar cfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim. Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional.
Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës. Ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë Yllin Polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit në këtë vend, në këtë truall, ku brezat kanë derdhur energjitë fizike, intelektuale, morale, shpirtërore, rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme, që ta bën jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim: Energjia e memorjes historike.
Tani unë po them dy fjalë: njëherë përshëndes në mënyrë të vecante që na dhanë një surprizë, një gëzim në 85 vjetorin e Dhimitrit se për mua ngelet 20 vjet gjithmonë, zotin president të republikës e falenderoj pa masë, dhe gjithë iniciatorët për këtë; falenderoj pa masë të gjithë miqtë dhe artistë të shquar që janë në këtë sallë, që as Dhimitri nuk e priste.
Artistë në të gjitha fushat që kanë punuar dhe kanë bërë vlera të jashtëzakonshme, qoftë në art, në skenë ekran pikturë, këtu kam një gazetar nga bregu, që është i biri i të famshmit, i yllit të polifonisë Lefter Cipës. Pra ju falenderoj dy herë që në këtë kohë pandemie, ju keni dhënë, sic e tha presidenti aq bukur që mi shteroi ato fjalet me thënë të drejtën, sepse është një titull shumë kuptimplotë për artistin: Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sic tha presidenti, emblem e kombit tonë. Dhe të gjithë ju bashkë, dhe gjithë artistat që këtu nuk janë të gjithë, po ju jeni përfaqësuesit më të denjë të tyre, keni mbështetur dhe e keni forcuar dhe jeni në vazhdimësi të identitetit tonë.
Pra ju keni dhënë dashuri, emocion po këtë asnjëherë nuk bëhej pa publikun tonë të dashur që në cdo hap na nderon. Unë jam me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë që bashkë kemi mbështetur njëri tjetrin në vështirësi dhe në të mirë. Në gëzime dhe në hidhërime. Dhe bashke me fëmijët tanë, të cilët Junën e kam këtu me bashkëshortin Toninin dhe dua të përmend edhe vajzën Era që është larg po me zemër e shpirt është këtu, më kanë dhënë mundësi që me mbarëvajtjen e tyre që ne të punojmë mirë dhe të vazhdojmë për popullin tonë me emocione, me një popull të mrekullueshëm që ne kemi.
Ju falenderoj edhe njëherë se kjo pandemi na krijoi një jetë krejt tjetër dhe shpresoj që arti të marrë një tjetër energji, sepse ky popull energjik nuk duron dot, nuk I mjafton vetëm buka, po do dhe artin dhe kulturën e të gjitha këto. Edhe njëherë zoti President falemnderit shumë.