“Faleminderit shkencëtarëve”, Bill Gates ndan foton duke bërë vaksinën anti COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID.

Lajmin e bën me dijen vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, ka shkruar Gates krahas fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.

Në foton që ka ndarë në rrjete sociale ai shihet i maskuar dhe me mëngë të përveshur. Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka bërë.

Të fundit

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 5 shqiptarë

Policia ka arrestuar në Itali 5 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët vidhin nëpër vila dhe aparta,ente, ora luksoze, stoli dhe shufra...

Dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian...

Lajme të tjera

Web TV