Intervistë/ Flet Halit Valteri: Fushatën e kam filluar, por ende nuk kam vendosur për partinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputeti i ardhur nga listat e djathta tregon për komunikimet që ka pas me eksponentë të Partisë Demokratike dhe si ju është përgjigjur atyre.

Fernada Cenko

Halit Valteri është deputetet në Kuvendin e Shqipërisë, që hyri pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Valteri, në një intervsitë për gazetën “Fjala”, tha se ende nuk ka vendosor që t’i bashkohet një logoje partie, dhe kjo, sipas tij, për një fakt: pasi nuk mund ti bashkohet një subjekti politik për efekt të kalkulimeve. “I pavarur” ndoshta do ishte sigla e tij, edhe pse ky Kod është penalizues për partitë e vogla apo kandidatët e pavarur. Valiti ka komentuar edhe qeverinë Rama dhe marrëdheniet e tij me Bashën, pasi pranoi mandatin e tij e tij si deputet.  

Keni filluar me fushatën elektorale edhe pse jemi 90 ditë para zgjedhjeve.

Nuk mund të them se kam filluar plotësisht fushatën elektorale, të paktën ashtu siç unë e përfytyroj atë, por i jam përgjigjur disa ftesave të ndryshme që kanë ardhur nga qytetarë dhe miq që besojnë në forcën e fjalës përtej ngjyrave dhe flamujve politikë. Kam shkuar si një qytetar i thjeshtë fillimisht dhe pastaj kam shkuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. U kam shtrënguar duart dhe i kam parë drejt e në sy, pa pezmin se i kam zhgënjyer dhe gjithashtu pa merakun se mund t’i zhgënjej ata ndonjëherë.

E keni zgjedhur siglën ku do të kandidoni?

Momentalisht ende nuk e kam zgjedhur, për faktin e thjeshtë se vlerësoj që parimet janë më të shtrenjta për mua se ngjyrat politike. Unë nuk i bashkohem një subjekti të caktuar veçse për hir të kalkulimeve politike që bëhen në kurriz të qytetarëve për përfitime personale. E kuptoj se ju mund të mendoni se ajo çfarë unë thashë më lart nuk është tjetër veçse një klishe, por edhe unë nga ana tjetër ju ftoj juve të mendoni se në politikë hyra thjesht si një djalë i ri dhe që po lufton të dalë i tillë kur të vij koha jo vetëm fizikisht, po mbi të gjitha në shpirt.

Mendoni se me këtë kod elektoral do merrni karrige në Parlament, nëse do dilni si i pavarur?

Unë mendoj se me këtë kod elektoral iu bë atentat demokracisë shqiptare në përgjithësi, pastaj çdo indivi tjetër që tenton të jetë i lirë nga kasta politike në pushtet që përmes forcave të tyre politike; edhe atëherë kur janë në qeveri ashtu edhe kur janë në opozitë shkrumbojnë karriera politikanësh dhe ngrejnë deri në piedestal çdo hajvan të mundshëm të këtij vendi, vetëm me kushtin që të përkulet përpara çdo kërkese të tyre.

Pse nuk zgjidhni një sigël partie që të keni të sigurta votat tuaja?

Mendoj se në lidhje me siglën e shpjegova më lart, kurse në lidhje me ruajtjen e votave, nuk mendoj njëlloj si ju. Kjo për faktin se në betejën ku kam hyrë me vullnet të plotë kam menduar se nuk mund të shtrëngohem nga frika se dikush mund të mi vjedhë votat. Është diçka që s’arrij ta kuptoj dot, pasi mendoj se nuk është një karrige në Kuvend ajo çfarë më mban lidhur pas kauzës që përfaqësoj, por është besimi tek vetvetja se asgjë dhe askush në këtë botë nuk mund të ma ndryshojë rrugën time, sepse ajo rrugë sado e shkurtër të jetë për syrin e disave, nuk duhet të harrojnë se ajo është rruga që të parët e mij kanë përshkruar për vite të tëra, është rruga që familja ime po vazhdon ta përdorë edhe sot dhe mbi të gjitha, është rruga që më kanë mësuar të eci që në vogëli, me pak fjalë: nderi, respekti dhe besimi në Zot është ajo rrugë që kurrë s’të çon në adresë pa emër.

Ju u përfolët në qarqe të gjera se do ishit ministër i Brendshëm, kjo nuk ishte një sinjal afrimi me PS?

Përfolja dhe thashethemi janë tipare të qeverive të dështuara në bashkëpunim me opozitat të së njëjtës tipologji. E them me sinqeritetin më të madh se nuk jam në dijeni të një skenari të tillë dhe kjo për faktin e thjeshtë se prej vitesh tashmë unë kam qenë në opozitë të fortë me këtë qeveri, si mund të isha nesër një ministër i saj? Besoj se diçka e tillë s’ka kuptim.

Lexo edhe :  Balla në Librazhd: Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për drejtimin që do të marrë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme

A keni diskutuar me Ramën, apo ndonjë zyrtar tjetër në PS, për të qenë ne listën e PS-së?

Nuk kam diskutuar asgjë me askënd. Unë mendoj se mandatin e deputetit nuk ma jep Edi Rama, por qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Diskutimi për karrige në sytë e mi nuk është asgjë tjetër veçse një mediokritet. Unë ulem në bisedime me të gjithë ata individë që iu afrohen vlerave dhe besimeve që unë besoj dhë që mendoj se i zotëroj.

Fushata juaj ka nisur në Tiranë, saktësisht Kamëz. Pse keni zgjedhur këtë qark?

Unë kam lindur në Tiranë dhe jam rritur këtu. Ata njerëz që unë takoj çdo ditë janë njerëz që kanë përshkruar të njëjtën rrugë të ngjashme me familjen time. Kemi kaluar në të njëjtat vështirësi, pasi si ata edhe familja ime ka ardhur nga Veriu i Shqipërisë në Tiranë dhe unë sido që të vijë puna se harroj kurrë sakrificën e prindërve të mij për t’na dhënë një jetë dinjitoze. Pra tek sytë e tyre unë shpeshherë shoh vetveten, sepse jam një prej tyre.

Keni pasur komunikim me Bashën që mbas pranimit të mandatit nga Ju?

Më lejoni të tregohem serioz dhe i sinqertë. Unë personalisht nuk kam komunikuar me Lulzim Bashën, por mund të ju them se pas denoncimeve të njëpasnjëshme që kam bërë në Kuvend, njerëz të afërt të Lulzim Bashës kanë tentuar të komunikojnë me mua. Kam qenë i bindur se ata persona duheshin lënë në pritje, për të mos thënë duheshin refuzuar. Siç ju po e kuptoni në mënyrë absolute s’kam komunikuar me të. Na ndajnë shumë gjëra, të paktën deri më tani.

Si i parashikoni këto zgjedhje meqë tani keni zbritur në terren. Do jetë Rama me një mandat të tretë apo një qeveri mikse? Apo shihni Bashën Kryeministër?

Mendoj si asnjëherë tjetër në Shqipëri janë pjekur kushtet që kjo klasë e vjetër e politikës shqiptare të zhduket njëherë e mirë nga skena. Pas 30 vitesh pluralizëm politik, këta emra që ju përmendni janë të diskretituar para syve të shqiptarëve. Për çfarë dhe pse duhet t’i votojnë shqiptarët ata? Të përcaktosh ligjerimin politik vetëm në këto dy emra është tallje për inteligjencën, është tallje për të ardhmen. Sepse, Rama dhe Basha, jane dy pamje të së njëjtës kokë.

Tre arsye pse Rama duhet të mos jetë kryeministër?

Edi Rama e ka goditur shtetin shqiptar në tre element fondamental të tij. E para, Edi Rama është promovuesi i krimit në politikë. E dyta, Edi Rama është i pari kryeministër në vend që bëri ministra emra që s’kishin firmosur qoftë një ditë të vetme në bordero, duke krijuar një kabinet qeveritar me servilë dhe të nënshtruar. E treta, qeveria e Edi Ramës është e vetmja qeveri në botë që punon vetëm për 1% të popullsisë së saj. Nuk ka ndodhur asnjeherë që ligjet në vend të bëhen gjithmonë në favor të oligarkisë, ndërsa pjesë tjetër e popullsisë të përpëlitet në kufijtë e mbijetesës.

Kush është slogani që do paraqiteni para elektoratit tuaj?

“Më besoni, Shqipëria është e të rinjve”.

Çfarë mësuat në këto dy vjet parlamentarizëm? Çfarë shkoi keq?

Mësova vetëm diçka, por besoj se është thelbësore. Të zhduket sa më parë kjo klasë politike që po i merr frymën vendit. Do çlirohemi të gjithë kur kjo klasë e vjetër të shkojë për skrap.

Jeni penduar ndonjëherë në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare për ndonjë veprim tuajin?

Pendesa është diçka e natyrshme tek qenia njerëzore, por ajo vërtetë që më ka trazuar më shumti ka qenë pamundësia për t’i diskretituar akoma më shuma disa shushunja dhe servilë me grada që për disa mandate janë ënjtur gjymtyrësh në kurriz të popullit. Pasi janë thjeshtë ca individë që funksionojnë me instikte shtazore.

Të fundit

Po ecte kundravajtje në autostradë/ Policia ndal shoferin, pasagjer kishte një person të vdekur

Policia në Katalunjë ka ndalur një burrë që ecte me makinë kundravajtje, kur zbuluan se në anën e djathtë...

Asteroidi 3-herë më i madh se një autobus do të kalojë pranë Tokës, a paraqet rrezik për jetën?

Një asteroid gjigand, tre herë më i madh se masa e një autobusi, do të kalojë mes Tokës dhe Hënës ditën e nesërme në...

U ekzekutua me 6 plumba, Presidentja e KE reagon për vrasjen e gazetarit grek: Një akt i neveritshëm e frikacak, 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas ekzekutimit të gazetarit grek të kronikës së zezë, George Karaivaz. Von der Leyen, e...

Konsumoni këtë perime për rini të përhershme

Rrepat e kuqe ndoshta nuk futen në listën e perimeve tuaja të preferuara, por kur bëhet fjalë për vlerat e tyre, rrepat renditen ndër...

“Zbrit nga kulla ose do të të hedh!”/ Si u nxitën kontrollorët të plotësonin formularin e paaftësisë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore për dëshmitë e kontrollorëve të ndaluar për bllokimin e aeroportit të Rinasit. Nga deklarimet e...

Lajme të tjera

Web TV