Përgjimet e ‘Ndrangheta’/ PD: U përmend edhe Erion Veliaj! Kryebashkiaku: Do dëgjojmë çudira, do më nxjerrin shok çerdhe me Eskobarin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur sot akuzave të opozitës për lidhje me mafian, teksa u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste.

Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj tha se teksa PD dhe LSI po mundohen të përçajnë e të helmojnë, strategjia e PS është bashkimi dhe puna duke i cilësuar lajme të rreme akuzat.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun. Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin. I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”, theksoi drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ai deklaroi se një parti familjare si LSI dhe PD po ofrojnë si kandidatë për parlamentin e ardhshëm ish-prokurorë dhe gjyqtarë që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së.

“Nëse ka demokratë të ndershëm, të cilët thonë nuk mund të jem me dikë që në opozitë vë gjoba, që braktis protestën e rrugës së Kombit, Astirit sapo merr plaçkën e vet të radhës; nëse ka demokratë të ndershëm si ata që janë bashkuar me ne, u themi mirë se erdhët. Lajmi i parë i mirë i kësaj fushate është që Partia Socialiste është në majë. Lajmi i dytë i mirë është se një parti familjare, ose më saktë një sh.p.k, e atyre që kanë 30 vite që bëjnë lëmsh Shqipërinë, po reduktohet kokoshi një thelë. Nuk mund të ketë forca politike që në vitin 2021 marrin prokurorë dhe gjyqtarë, që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së, e na i sjellin për t’i futur në parlament. Edhe komunitetit çam të Rrogozhinës, që është bashkuar me PS, u themi mirëseardhët. Ne nuk do ta shesim kurrë detin”, deklaroi Veliaj.


Të fundit

Shfaqet Gripi i Pulave në katër vende në Kosovë, merren masa për parandalim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se kanë dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes “Gripi...

Dita Ndërkombëtare e Hamburgerit: Disa mënyra që ta shijoni sipas dëshirës

Këtë të Premte, si çdo 28 maj, festohet Dita Ndërkombëtare e Hamburgerit. Legjenda thotë se, po atë ditë në vitin 1900, një emigrant gjerman...

20-vjeçarja në Greqi kishte siguruar jetën për 1 mln euro para se të vritej, bashkëshorti u përgjigjet akuzave ndaj tij 

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë para pak javësh ku mbeti e vrarë 20-vjeçarja Caroline. Mediat...

Përfshihet nga flakët shtëpia 3-katëshe në Fier

Një banesë 3-katëshe në lagjen “Apolonia”, në Fier është përfshirë nga flakët. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e...

Skena të dhunshme/ Fermerët përplasen me policinë, çfarë po ndodh me vendin

Fermerët francezë nuk po arrijnë ta bindin qeverinë kundër reformës bujqësore por aksioni i tyre po përshkallëzohet. Disa dhjetëra demonstrues tentuan të enjten të hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV