Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) në raportin 24-orësh të shtunën (sot) ka njoftuar se janë regjistruar edhe tri viktima nga coronavirusi dhe 379 raste të reja të personave të infektuar me këtë virus në Kosovë.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi

Numri total i rasteve pozitive është 57,696 raste nga 218,142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50,731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,515.

 

 

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28 raste, Pejë 25 raste, Klinë 17 raste, Deçan 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Vushtrri 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Rahovec 8 raste, Gjakovë 7 raste, Podujevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Dragash 5 raste, Skenderaj 5 raste, Drenas 4 raste, Junik 3 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Graçanicë 1 rast”, njofton IKSHPK.

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV