Conte i revoltuar për vonesën e vaksinave anti-COVID: E papranueshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur i revoltuar lidhur me vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca, duke theksuar se një gjë e tillë është e papranueshme.

Kompanitë në fjalë të Pfizer dhe AstraZeneca kanë bërë me dije se po hasin probleme me prodhimin e vaksinave dhe si pasojë po shtetet e BE-së do të furnizohen me më pak dozë nga sa ishte parashikuar.

AstraZeneca, vaksina e cila pritej të shpërndahej së shpejti në BE, ka konfirmuar gjithashtu se do të ketë reduktim të dozave të shpërndara më 60% në tremujorin e parë, gjë që nënkupton se do të shpërndahen në Itali 3,4 milionë doza nga 8 që ishin parashikuar paraprakisht”., tha Conte.

Ai në postimin e tij u shpreh se këto vonesa përbejnë shkelje të rëndë kontraktuale dhe se do të shkaktojnë dëme të mëdha në Itali.
“Këto vonesa në dërgesat përbëjnë shkelje të rënda kontraktuale, duke shkaktuar dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me ndikime të drejtpërdrejta në jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe në strukturën tonë ekonomike dhe sociale tashmë të ndjerë fuqimisht nga një vit i një pandemie.”, shkruan kryeministri italian.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore, sic po bëjmë edhe me Pfizer, duke kërkuar zbatimin e kontratave dhe për të mbrojtur qytetarët tanë në të gjitha format”, tha në fund Conte.

Dozat e para të vaksinës AstraZeneca pritet të mbërrijnë në Itali me 15 shkurt.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 2,455,185, ndërkohë numri I viktimave është 85,162 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Lexo edhe :  Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Italia është një ndër shtete evropiane më të prekura nga pandemia dhe vaksinimi masiv i qytetarëve është një domosdoshmëri jetësore.

Le ultime notizie che ci arrivano dalle aziende produttrici dei vaccini anti-Covid sono preoccupanti.

Dapprima…

Posted by Giuseppe Conte on Saturday, 23 January 2021

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV