Luhen 3 të parat javës së 16-të të Superiores, Kastrioti ndal Vllazninë pa gola në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiton Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia ndajnë pikët në Korçë. Kategoria Superiore ka luajtur sot 3 takimet e para të javës së saj dhe pasdreke u zhvilluan dy prej tyre. Duke nisur nga ora 16:45 është luajtur përballja Vllaznia-Kastrioti, që u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa dy takimet e fundit luhen të hënën.

Në fakt, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën pasdreke dy takimet e para të javës së 16-të dhe në Stadiumin “Elbasan Arena”, Kukësi ka kapërcyer pësimin e një goli dhe fituar me përmbysje 2-1 ndaj Bylisit.
Stojanoviç i ka kaluar ballshiotët në epërsi në minutën e 26-të, por, 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Ibraimi shënon për Kukësin. Në barazim 1-1 mbyllet 45-minutëshi i parë, ndërsa në të dytën, Eze do të gjejë rrugën e rrjetës për verilindorët, që përmbysin gjithçka dhe fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, që zhytet në zonën e ftohtë të rënies nga Kategoria Superiore. Ndërkaq, në Korçë, Skënderbeu është ndalur në barazim 1-1 përballë Apolonisë, në atë të ishte një betejë për mbijetesë.

Dy 11-metërsha, një i realizuar nga Meksi për vendasit, në minutën e 49-të, dhe një nga Gjata për fierakët, kanë bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë. Takimi i 3-të i së dielës është luajtur pasdite dhe Vllaznia ka pritur në Shkodër Kastriotin. Pavarsisht se e ka mbizotëruar lojën dhe ka patur edhe dy pretendime për 11-metërsh, njëri prej të cilëve, i qenësishëm, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri gjerman, Tomas Brdariç, nuk ka arritur ta thyejë dot qëndresën e krutanëve.

Mbyllet kështu 0-0 përballja e luajtur në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe Vllaznia ndalet në barazimin e 3-të këtë sezon, ndërsa për Kastriotin ky ishte i 6-ti. Kurse dy takimet e fundit luhen të hënën dhe pasdreke, Tirana pret në kryeqytet Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:45, Partizani përballet me Teutën në Durrës, në duelin e dy skuadrave ndjekëse të Vllaznisë kryesuese.

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV