Mjeku Tritan Kalo mesazh për qytetarët, pas skandalit të ‘Tires’: Mos e humbisni besimin në punën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e kësaj të diele, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se njerëzit nuk duhet të humbasin besimin te mjekët dhe te puna e tyre edhe pas publikimit të skandalit “Tires” pasi ato janë raste të izoluara.

Kalo e ka shkruar mesazhin e tij në rrugën drejt spitalit, aty ku siç theksoi ai sheh e prek realitetin e punës, përkujdesit, përkushtimit, profesionalizmit e humanizmit të një ekipi të tërë mantelbardhesh, infermieresh, sanitaresh e stafit mbështetës.

“Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok…”, shkruan Kalo.

“Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!”, tha në fund ai.

Sanitarja  e ‘Shefqet Ndroqit’, Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, ajo disa disa ditë më parë ka dal përpara gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Mjeku i mirënjohur Tritan Kalo, 2 ditë më parë është shpallur“Qytetar Nderi” në Kuçovë, vendim i marrë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në këtë qytet.

Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës me autobuzin e Unazës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve…

Posted by Tritan Kalo on Saturday, 23 January 2021

Të fundit

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë...

Mandati i Xhaçkës ende në ajër, opozita e dërgon në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi dje se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur anti-kushtetues vendimin e mazhorancës në Kuvend për...

Meta gjen “armiq dhe tradhtarë” kudo, sulmon edhe Bashën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në çdo dalje publike prej dhjetë ditësh ka sulmuar këdo, përveç kreut të Rithemelimit Sali Berisha. Akuzat...

Horoskopi ditor, 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te...

Lajme të tjera

Web TV