Vllaznia, një përforcim nga Togo për krahët, dokumentacioni mban peng 23-vjeçarin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

23-vjeçari Kodzhom Elom Nja-Vedzhi pret plotësimin e dokumentacionit për prezantimin. Përtej ndeshjeve të kampionatit, Vllaznia vazhdon përpjekjet e saj për ta përforcuar edhe më tepër skuadrën e saj dhe duket se mesfushori Kodzhom Elom Nja-Vedzhi do të jetë lojtari i radhës do të nënshkruajë me Vllazninë. Futbollisti nga Togo, pjesë e përfaqësueses së vendit të tij në të shkuarën, ndodhet prej 3 ditësh në Shkodër dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij te shkodranët.

Së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një foto e mesfushorit me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati me fanellën e Vllaznisë në duar. Po vetë Djarmati, duke iu përgjigjur interesimit të RTSH Sport, ka konfirmuar nëpërmjet komunikimit elektronik se palët janë në fazën e avancuar të bisedimeve, por, siç ndodh rëndom në rastin e futbollistëve nga Afrika, dokumentacioni përbën problem. “Mungon një dokument në dokumentacionin e tij dhe, besoj se, sapo të na vijë, do të bëjmë prezantimin e tij”, – ka thënë kroati.

Kodzhom Elom Nja-Vedzhi, 23 vjeç, luan si kryesisht si mesfushor i djathtë, ndonëse është aktivizuar edhe në të majtë, dhe ka spikatur tek skuadra e Zetës në Mal të Zi. Pjesën e parë të këtij sezoni ai ka luajtur në 16 ndeshje (11 titullar) dhe ka shënuar katër gola. Për herë të parë në Evropë i është bashkuar skuadrës së Rudarit, duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola, dhe tani po bëhet gati për një eksperiencë të re në Superiore.

Të fundit

Presidenti serb feston ditëlindjen: Dhuratën më të bukur e kam marrë nga fëmijët e pakicave kosovare

Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka festuar ditën e sotme, ditëlindjen. Ndërkohë, me anë të një postimi në Instagram ai ka...

“Rita Ora më fiksoi pas sek*sit”/ Këngëtari pendohet për komentin: Në atë kohë kishin ndodhur shumë gjëra

Këngëtari i famshëm britanik James Arthur ka pranuar se është penduar për shkrimet në biografinë e tij në vitin 2017 ‘Back To The Boy’,...

Migrena?/ Shkencëtarët zbulojnë shkaqet, fitojnë 1.1 milion paundë

Katër shkencëtarë që zbuluan disa shkaqe që shkakton migrenën, kanë fituar çmimin më të madh për neuroshkencën në botë, 1.1 milion £. The Guardian shkruan se...

Festat e 7-8 marsit/ Policia paralajmëron mësuesit dhe gratë, të mos mblidhen për të festuar

Policia, këtë të premte i ka bërë thirrje mësuesve dhe grave, që në datat 7 dhe 8 mars, të menaxhojnë me kujdes festimet për...

Shqiptari shkëlqen në skenën e Sanremos, Ermal Meta ‘rrëmben’ zemrat e italianëve, kryeson i pari në listën e 26 artistëve 

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, këtë vit ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali. Këtë vit, ai po...

Lajme të tjera

Web TV