Artan Manushaqe: Mungesa e sindikatave problem në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër çështje  e diskutueshme  dhe e debatueshme  në Shqipëri është  mungesa e sindikateve. Juristi Artan Manushaqe e shikon këtë si një ngërç për mënyrën se si përballet një  punonjës në raport me shtetin. Gjatë intervistës me gazetarin Roland Qafoku, Manushaqe tha se në vende të ndryshme  evropiane janë sindikatat ato që diktojnë te qeveria dhe jo anasjelltas. Ndërkohë sipas Manushaqes, rasti më tipik është sindikata e fermerëve në Greqi në të cilin ata arrijnë të bllkokojnë komunikacionin në rast kur tregojnë forcën e tyre.

-A e shikoni si problem mungesën e sindikatave në Shqipëri?

-Shumë problem i madh është. Unë mendoj që sindikatat në Shqipëri janë struktura formale pa përmbajtje. Kanë disa zyra, marrin disa pagesa.

-Ku i gjejnë fondet për pagesat?

-Disa i marrin nga kuotat e përfaqësuesve që kontribuojnë për sindikatat, dhe fonde nga burime të tjera që duhen verifikuar, dhe të gjitha këto janë pjesë e transparencës. E mira është që ndonjëherë të marrësh shembuj. Shikoni sindikatën e bujqërve në Greqi. Kur ngrihen ata përshembull në zonën e Patrës ose në zonën e Artës, dalin bllokojnë rrugën, paralizojnë institucionet shtetërore. Do të thotë që ky grupim organizativ shoqëror për një sector të caktuar funksionon, është i pavarur, i pakapur. Te ne, unë mendoj që sindikatat një pjesë është e kapur, por një pjesë nuk ka efikasitetin e duhur. Se sindikatat në fund të fundit duhet të kenë fytyra të reja gjithmonë. Duhet të riciklohen. Nuk mund të shikoj të njëjtat fytyra gjithmonë në 30 vjet. Edhe unë ndonjëherë vras mendjen, çfarë produkti ka sjellë ndër vite një sindikatë. Unë nuk shoh ndonjë gjë të prekshme./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës,...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV