Artan Manushaqe: Mungesa e sindikatave problem në Shqipëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një tjetër çështje  e diskutueshme  dhe e debatueshme  në Shqipëri është  mungesa e sindikateve. Juristi Artan Manushaqe e shikon këtë si një ngërç për mënyrën se si përballet një  punonjës në raport me shtetin. Gjatë intervistës me gazetarin Roland Qafoku, Manushaqe tha se në vende të ndryshme  evropiane janë sindikatat ato që diktojnë te qeveria dhe jo anasjelltas. Ndërkohë sipas Manushaqes, rasti më tipik është sindikata e fermerëve në Greqi në të cilin ata arrijnë të bllkokojnë komunikacionin në rast kur tregojnë forcën e tyre.

-A e shikoni si problem mungesën e sindikatave në Shqipëri?

-Shumë problem i madh është. Unë mendoj që sindikatat në Shqipëri janë struktura formale pa përmbajtje. Kanë disa zyra, marrin disa pagesa.

-Ku i gjejnë fondet për pagesat?

-Disa i marrin nga kuotat e përfaqësuesve që kontribuojnë për sindikatat, dhe fonde nga burime të tjera që duhen verifikuar, dhe të gjitha këto janë pjesë e transparencës. E mira është që ndonjëherë të marrësh shembuj. Shikoni sindikatën e bujqërve në Greqi. Kur ngrihen ata përshembull në zonën e Patrës ose në zonën e Artës, dalin bllokojnë rrugën, paralizojnë institucionet shtetërore. Do të thotë që ky grupim organizativ shoqëror për një sector të caktuar funksionon, është i pavarur, i pakapur. Te ne, unë mendoj që sindikatat një pjesë është e kapur, por një pjesë nuk ka efikasitetin e duhur. Se sindikatat në fund të fundit duhet të kenë fytyra të reja gjithmonë. Duhet të riciklohen. Nuk mund të shikoj të njëjtat fytyra gjithmonë në 30 vjet. Edhe unë ndonjëherë vras mendjen, çfarë produkti ka sjellë ndër vite një sindikatë. Unë nuk shoh ndonjë gjë të prekshme./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

“Do punësojmë turq dhe 380 shqiptarë”/ Rama e Manastirliu inspektojnë punën në spitalin e ri të Fierit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit me Kryeministrin Edi Rama në spitalin e ri Memorial...

Arrestimi i reperit që shau mbretin dhe policët/ Protestuesit “i vënë flakën” Spanjës, dhjetëra në pranga

Policia dhe protestuesit spanjollë janë përplasur për të tretën natë radhazi mes indinjatës që ka shkaktuar arrestimi i një reperi të njohur në vend,...

Rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë, 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 340 raste dhe janë raportuar 10 viktima në 24 orët e fundit. Në...

E rëndë/ Humb jetën në moshë shumë të re zyrtarja e Ministrisë së Kulturës

Ministrja Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, ka njoftuar për vdekjen e zyrtares Vlera Fetahaj. “Vlera ka qenë një model i një nëne...

Të lidhur jashtë programit? Generda habit të gjithë me deklaratën e fortë për Saimirin

Spektaklit “Love Story” i ka ardhur fundi dhe dy vajzat finaliste janë Meri dhe Generda. Kjo e fundit në një intervistë për programin “Daily...

Lajme të tjera

Web TV