Laçi, Duro: Fitorja me Tiranën, për të ri gjetur besimin, Mazrekaj, “i keqi i vetes”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Trajneri i Laçit flet pas triumfit ndaj bardhebluve, vlerëson Mazrekajn, habitet për Deden. Një fitore që e bëri Laçin të merrte frymë lirisht, e ka cilësuar trajneri Shpëtim Duro triumfin minimal, por të vyer që skuadra e tij arriti të hënën në kryeqytet ndaj Tiranës. “Normalisht, ka ndryshuar shumë për një javë, – ka thënë ai. – Pas fitoreve me Partizanin dhe Kukësin, erdhën pastaj humbja me Apoloninë dhe barazimi me Skënderbeun, na dëmtuan.”

“Kisha folur me djemtë para ndeshjes dhe u thashë se është faji jonë dhe duhet ta rregullojmë vetë”, – ka shtuar Duro. Për këtë arsye, trajneri kryeqytetas vlerësoi reagimin e kurbinasve, duke thënë: “Sigurisht, reagimi ndaj Tiranës ishte i duhuri. E rëndësishme është që skuadra të kalojë këtë situatë që kaluam këtë javë.” Duro ka bërë edhe një vlerësim interesant për autorin e golin të fitores, Mentor Mazrekajn. “Normalisht po luante në Kosovë në nivele të ulëta”, – ka thënë ai.

“Ishte pranë largimit nga futbolli, – ka vijuar 61-vjeçari. – Këmbëngula që të vijë te Laçi pa kosto, po shpenzime. E keni parë vetë është lojtar inivelit të lartë. Ka qenë djalë iI shkëlqyeshëm, por i keqi i vetes.” Trajneri i Laçit ka shprehur edhe qëndrimin e tij për episodin e largimit të homologut të Tiranës, Nevil Dede, në prag të ndeshjes me skuadrën e tij. “Është një rast unikal që ndodh, në Shqipëri çfarë nuk ndodh”, – ka pohuar ai.

“Unë them që nuk ka ndikuar, sepse gjysmë ore më para, ish-trajneri ka përgatitur gjithë javën skuadrën, formacionin. E shkëpus këtë rast, s’është normale, jam trajner vetë. Akoma më shumë kur ndodh ndaj një ish-futbollisti serioz dh me personalitet në futbollin shqiptar. Nuk duhet ta ulim personalitetin fare. Më ka bërë përshtypje si qëndrim. Është njeri serioz. S’ka rëndësi rezultati”, – ka përfunduar trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, pas fitores me Tiranën.

Të fundit

Prekëse/ Vogëlushja 7-vjeçare shet limonada për të përballuar operacionin në tru

Një histori tejet e veçantë është ajo e 7-vjeçares Liza Scott, nga Alabama e SHBA. Vogëlushja, prej një viti...

Balla me mjekët dhe infermierët në Elbasan: PS bën punë, llafet e gjumin ia ka lënë Lulit

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të Elbasanit, ku u ndal tek sfidat...

Ambasadori i OSBE: Kuvendi i Shqipërisë, ndër parlamentet e para në Evropë dhe në rajon që reagoi shpejt ndaj Covid

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, vlerësoi Kuvendin e Shqipërisë si një ndër parlamentet e para në Europë dhe...

Presidenti serb feston ditëlindjen: Dhuratën më të bukur e kam marrë nga fëmijët e pakicave kosovare

Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka festuar ditën e sotme, ditëlindjen. Ndërkohë, me anë të një postimi në Instagram ai ka treguar se dhuratën më të...

“Rita Ora më fiksoi pas sek*sit”/ Këngëtari pendohet për komentin: Në atë kohë kishin ndodhur shumë gjëra

Këngëtari i famshëm britanik James Arthur ka pranuar se është penduar për shkrimet në biografinë e tij në vitin 2017 ‘Back To The Boy’,...

Lajme të tjera

Web TV