Manushaqe: Shoqëria civile është e kapur nga pushteti

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Artan Manushaqe hedh akuza të forta edhe për faktin se sipas tij shoqëria civile në Shqipëri është e kapur nga pushteti. Manushaqe nuk bën dallime mes  të djathëtve dhe të majtëve,  por sipas tij është e rëndësishme të themi se shoqatat kanë synim marrjen dhe thithjen e fondeve, por jo realzimin e një projekti që të ketë ndikim.

-A jeni dakord me perceptimin se shoqëria civile është e ndarë sipas ndasive politike?

-Unë jam dakord me perceptimin që shoqëria civile është një fjalë shumë e madhe. Shoqeria civile është një bosht oponence ku në vendet e zhvilluara rrëzon qeverinë. Në Francë shoqëria civile sponsorizohet nga shteti për kritikën që ajo i bën. Kurse këtu te ne sulmohet, këtu te ne blihet, këtu te ne shkattërohet dhe çmontohet, goditet. Ja ku jam unë shembulli më i mirë i këtyre tetë viteve. Në unazën e re është ushtruar genocid. Unë më tepër qëndroj tek aktivizmi. Aktivizmi është më tepër efikas, sepse është më pak i lidhur me grupimet e shoqërisë civile, është më individual. Shoqëria civile është e kapur nga pushteti.

-Edhe kur ishte PD kështu thuhej.

-Jo, nuk ka qenë kështu.

-Pse si ka qenë?

-Sot është futur paraja shumë.  

-Po në ç’kuptim është e kapur?

-Po të jap shembullin e AKIP-it unë ty. Aleanca për importin e mbetjeve që unë kam qenë një nga pjesëtarët e grupit aty. Shoqëria civile është e kapur sepse i mungon palca kurrizore./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Gjithçka në dhomën e diktatorit e paprekur, ja shtrati ku vdiq Enver Hoxha (Foto)

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një...

Izmir Smajlaj nuk arrin në finale të kërcimit së gjati në Evropianin e Sallave të Mbyllura

Atleti shkodran, vetëm 5 cm larg kufirit që siguronte vendin në 8-shen e që do të garojë për medalje. Është mbyllur që në fazën eliminatore...

Shokuese/ Nuk i pranoi të dashurin, babai i pret kokën vajzës dhe shëtit me të nëpër rrugë (Video)

Babai i katër fëmijëve preu kokën e njërës prej vajzave të tij dhe e nxori atë në rrugë. Shkak i këtij veprimi është bërë...

Kujdes, nëse shefi juaj ka këtë shenjë horoskopi, s’do i keni punët mirë

Të jesh një udhëheqës fantastik zakonisht do të thotë një kombinim i gatishmërisë për kompromis, logjikë dhe kujdes të mjaftueshëm për njerëzit e tjerë. Por,...

U bë e famshme me ‘selfien’ me shenjat e maskës në fytyrë, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo

Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale...

Lajme të tjera

Web TV