Vrasje në Greqi/ Shqiptari qëllohet me pesë plumba brenda në makinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një shqiptar është qëlluar për vdekje me 6 plumba brenda mjetit të tij në qytetin e Patras në Greqi. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se është qëlluar për vdekje një 27-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Edhe pse kishte marrë plumba në kokë, shqiptari nuk ka ndërruar jetë në vend por është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Por vetëm 3 minuta pasi ka hyrë në sallën e reaminacionit, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Ndërkohë që vendi është ‘mbyllur’ nga efektivët e Policisë, të cilët janë vënë në kërkim të dy personave, të dyshuar si autorë të vrasjes, shkruan Dosja.al.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë dy persona të veshur me të zeza që iu afruan makinës së shqiptarit dhe pasi kryen vrasjen u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë pas mjetin e tyre.

 

Të fundit

Me kapuça dhe skuter, momenti kur vrasësit ekzekutojnë gazetarin grek (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar foto dhe videon që tregon autorët e vrasjes së gazetarit George Karaivaz ditën e premte....

“I kam realizuar të gjitha”, Rama tregon se pse u fut në politikë: Jam kryeministri i vetëm që…

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Laprakë ka treguar arsyen se për çfarë u fut në politikë. Ai tha se nuk ka dashur...

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

Princi Harry do të jetë i vetëm pa bashkëshorten e tij Meghan Markle në varrimin e gjyshit, Princit Philip të shtunën e ardhshme. Lajmi...

“Dua t’i rikthehet shikimi mamit”/ 29-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk e ka parë kurrë të voglin e saj (Video)

Bukurie Sade, është nënë e tre fëmijëve. Tre vite më pare, 29-vjeçares nga Cërriku, iu dëmtua shikimi aq rëndë sa nuk arrin të shohë...

Elon Musk pyetet nga ndjekësit nëse është jashtëtokësor, përgjigja e tij ‘shpërthen’ rrjetin

Miliarderi dhe njëherësh themeluesi i Tesla dhe Space X, Elon Musk, është i njohur për komentet e tij bizare në rrjetet sociale, por u...

Lajme të tjera

Web TV