Covid-19, pse vdesin më shumë burra se gra?

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Burrat kanë 1.7 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa gratë. Kjo varet nga faktorët gjenetikë, hormonalë dhe të sistemit imunitar.

Në këtë konkluzion kanë dalë studiuesit e Universitetit Yale, të cilët në një artikull të botuar në revistën “Science” kanë identifikuar disa nga shkaqet. Një nga të parët, thonë studiuesit, vjen nga biologjia bazë. Gratë kanë dy kromozome X, burrat kanë një. Kromozomet X janë të rëndësishme sepse ato janë të pasura me gjene që rregullojnë përgjigjen imune. Në thelb, gratë kanë ‘nxitës’ të sistemit imunitar.

Tjetra arsye është ajo hormonale. Në një studim të kryer mbi minjtë e infektuar me Sars-Cov-2, një vdekshmëri më e lartë u vu re tek meshkujt. Kjo i atribuohet rolit mbrojtës të estrogjenit, hormoni seksual femërore.

Prania e këtij hormoni mund të ndihmojë në shtypjen e Ace 2, një receptor që virusi Sars-Cov-2 e përdor për të hyrë në qeliza.

Është vënë re se burrat që i nënshtrohen terapisë për kancerin e prostatës janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksioneve të koronavirusit. Gjithashtu, sipas studiuesve të Yale, mosha amplifikon dhe nganjëherë saboton përgjigjen imune të një burri ndaj infeksionit Sars-Cov-2. Studiuesit kanë zbuluar se kur burrat 60-vjeçarë fillojnë të humbasin aftësinë për përgjigje fillestare imune ndaj koronavirusit të ri, shpesh ka gjithashtu një reagim të tepruar kompensues nga molekulat e tjera të sistemit imunitar që mund të çojë në inflamacion të dëmshëm.

Këta faktorë inflamatorë mund të shkaktojnë të ashtuquajturën ‘stuhi citokine’ e cila mund të çojë në dëmtime të mëdha të mushkërive dhe indeve të tjera. Modeli i shprehjes së gjenit që kontrollon përgjigjet imune të lindura ndaj infeksioneve virale (linja e parë e mbrojtjes kundër patogjenëve) fillon të bjerë në mënyrë dramatike tek burrat midis 62 dhe 64 vjeç, sipas studiuesve. Sidoqoftë, te gratë kjo përgjigje imune fillon të konsumohet rreth gjashtë vjet më vonë.

Të fundit

Nëna dhe e motra e saj u vetëflijuan në mënyrë makabre, zbulohet ku ka nisur punë Blerta Josifi

Një ngjarje horror tronditi vendin dhjetë muaj më parë pasi në në katin e tretë të një pallati, nënë...

Aktorja i kthehet komentuesve që e gjykojnë për lidhjen me futbollistin me ngjyrë: Mjerë ju për shpirtrat e zi

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës. Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë...

Furgoni i Paqes, pjesë e projektit anti-krim në Nju Jork

Një furgon portokalli, 35 metra i gjatë, i quajtur PeaceMobil, Furgoni i Paqes, po përdoret nga aktivistët në lagjen South Jamaica në Nju Jork...

Dy punëtorët ranë nga skela, arrestohet 62-vjeçari në Lezhë

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, ku po punonin dy punonjësit që ranë ditën e djeshme nga skelat në Ishull Lezhë. Bëhet me dine se...

Teknologji në zgjedhje/ KQZ paraqet pajisjen që identifikon votuesit

KQZ-ja ka demonstruar një pajisje e cila do të shërbej për të shmangur votimin e dyfishtë. Duke testuar teknologjinë për zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-ja...

Lajme të tjera

Web TV