E padëgjuar më parë/ Alketa Vejsiu zbulon se në “Love Story” ka aplikuar konkurrenti i “Përputhen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alketa Vejsiu ka lajmëruar prej disa kohësh se një format dating do të vijë së shpejti në ekranin e TV Klan. “Love Story” do të ketë në qendër një djalë, për të cilën do ketë disa kandidate vajza me të cilat do zhvillojë takime romantike për të gjetur dashurinë e jetës. Që në fillim, ndjekësit kanë bërë krahasime me formatin dating në Top Channel, “Përputhen”. Ky i fundit nisi në shtator sezonin e tij të dytë.

Ndonëse Alketa është shprehur se nuk ka asnjë ngjashmëri me të dhe është i pari format me në fokus dashurinë dhe takimet (që në fakt, nuk është), sot vetë ajo ka zbuluar një lidhje mes tyre. Teksa ka shpërndarë disa video ku shfaqen emailet e aplikimit për emisionin, veçojmë një prej tyre. Kandidati quhet Lulzim dhe në përshkrimin që stafi i ka bërë krahë emailit, zbulohet se është në fakt Lulzim Jashari i sezonit të parë të “Përputhen”.

Pra, Lulzimin mund ta kishim parë sërish në kërkim të dashurisë, këtë herë në “Love Story”. Kjo gjithsesi nuk do realizohet pasi Alketa ka sqaruar në një koment tjetër se askush që ka qenë pjesëmarrës në formate të tjera dating, nuk do të pranohet.

Të fundit

Euro bie në rekord historik/ Kursi i këmbimit, 16 prill 2024

Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.4 lekë. Euro sot...

16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të pendohej për mosbindjen ndaj kishës....

Një vaksinë orale mbron nga infeksionet e përsëritura të urinës për vite me radhë

Një spray që duhet aplikuar nën gjuhë redukton shfaqjen e infeksioneve urinare dhe mund të zvogëlojë përdorimin e antibiotikëve, të cilët nuk janë gjithmonë...

Të gjakosur/ Artistët ukrainas shkatërrojnë stereotipet e portreteve të refugjatëve

Për hyrjen e Ukrainës në Bienalen e Venecias të këtij viti, dy artistë u kërkuan refugjatëve t'i ndihmonin ata të krijonin një portret 'të...

Unë besoj në një Izrael tjetër –që nuk është përcaktuar nga Netanyahu e miqtë e tij

Izraeli që takoj çdo ditë përbëhet nga njerëz që duan të krijojnë një rrugë drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë Naama Lazimi Unë po e...

Lajme të tjera

Web TV