Një person hidhet nga kati i 7-të i pallatit dhe bie mbi tarracën e fast food-it/ Policia thyen xhamat për ta shpëtuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Një person ka tentuar t’i japë fund jetës dhe është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, fatmirësisht ka mundur të jetojë dhe ka rënë në tarracën e një fast food-i, në fund të pallatit ku ai banonte. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Për shkak të orarit të vonë, fast food-i në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi nga Belshi ka qenë i mbyllur. Kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë gjendja shendetësore e tij dhe identiteti nuk bëhen ende me dije. Policia po heton për shkaqet që e kanë çuar atë drejt aktit të rëndë.

Fillimisht u raportua se fast food-i ishte sulmuar gjatë natës dhe i ishin thyer xhamat, por nga burimet bëhet me dije se ngjarja ka qenë krejt ndryshe.

Të fundit

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën kolosit të këngës arbëreshe (Foto)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19 kolosi i poezisë dhe këngës arbëreshe, Zef Kakoca. Lajmi i trishtë është...

Nëna dhe e motra e saj u vetëflijuan në mënyrë makabre, zbulohet ku ka nisur punë Blerta Josifi

Një ngjarje horror tronditi vendin dhjetë muaj më parë pasi në në katin e tretë të një pallati, nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa...

Aktorja i kthehet komentuesve që e gjykojnë për lidhjen me futbollistin me ngjyrë: Mjerë ju për shpirtrat e zi

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës. Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë...

Furgoni i Paqes, pjesë e projektit anti-krim në Nju Jork

Një furgon portokalli, 35 metra i gjatë, i quajtur PeaceMobil, Furgoni i Paqes, po përdoret nga aktivistët në lagjen South Jamaica në Nju Jork...

Dy punëtorët ranë nga skela, arrestohet 62-vjeçari në Lezhë

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, ku po punonin dy punonjësit që ranë ditën e djeshme nga skelat në Ishull Lezhë. Bëhet me dine se...

Lajme të tjera

Web TV