Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Rama: Një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

 

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të zezë për Europën.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Kreu i qeverisë tha se shqiptarët bënë histori duke marrë në mbrojtje hebrenjtë.

“Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të zezë për Europën, që bënë histori duke marrë në mbrojtje hebrenjtë kur makineria më e madhe shfarosëse e historisë së njerëzimit, i griu bijtë e Izraelit si të ishte një makinë mishi e prodhuar në fundin e ferrit! I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, thekson Rama.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi në vitin 2005, 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Të fundit

Facebook mbyll faqen e informimit të ushtrisë së Mianmarit

Rrjeti social Facebook ka mbyllur faqen zyrtare të informimit të ushtrisë së Mianmarit, e cila në fillim të këtij...

Rusia miraton vaksinën e tretë anti-Covid, është ‘Covivax’

Ministria Ruse e Shëndetësisë, ka miratuar një vaksinë të tretë kundër Covid-19. Bëhet fjalë për ‘CoviVac’, e realizuar nga Qendra Shkencore Federale Chumakov për...

Dy të rinjtë u bënë milionerë në kohë pandemie, por…

Dy zviceranët, Jascha Rudolphi dhe Luca Steffen gjetën mënyrën të bëjnë para gjatë pandemisë. Ata janë bërë milionerë gjatë valës së parë të pandemisë duke...

Parashikimet nga 21-22 deri më 28 shkurt

DASHI: Po vijnë ditë kaotike. Disa mund të fillojnë nga e para. Nesër hëna do të jetë disonante. Priten ngadalësimet në punë. DEMI: Momente të forta agjitacioni....

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit...

Lajme të tjera

Web TV