Interi eliminon Milanin në Kupë me gol në minutën e 97-të, derbi, i mbushur me polemika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë shënojnë të parët, por zikaltërit fitojnë 2-1 dhe janë në gjysmëfinale. Ka qenë një ndeshje e luftuar dhe dramatike derbi i Milanos, midis Interit dhe Milanit, që u luajt të martën në mbrëmje dhe ishte i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ibrahimoviç do t’i kalojë kuqezinjtë në epërsi në minutën e 31-të.

Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë vendimtare të Milanit, por në fundin e saj, Ibrahimoviç do të ndëshkohet me karton të verdhë, së bashku me Lukakun, pas një përplasjeje midis tyre, episod ky që do të rezultojë vendimtar më vonë. Sepse në minutën e 58-të, suedezi i Milanit do të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke dalë nga loja me karton të kuq dhe duke i lënë kuqezinjtë me 10 lojtarë.

Interi do të përfitojë dhe, në minutën e 71-të, Lukaku do të shndërrojë në gol një 11-metërsh të akorduar nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Epërsia numerike në fushë, por edhe plot 10 minuta shtesë kanë patur koston e tyre në këtë ndeshje, pasi Interi do të gjejë edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 97-të, me anë të Eriksenit, që vulos kështu vendin e zikaltërve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV