Përgjimet italiane, Balla: Nuk ka investime në Shqipëri! Për tentativë lidhjeje politike kanë Bashën, duhet të flasë dhe Meta

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke deklaruar me përgjegjësi se banda kriminale në fjalë nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri.

Balla thotë se këto janë konkluzione nga dosja hetimore italiane, por nga ana tjetër ai nuk ngurron të shigjetojë Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Sipas tij lideri opozitar, e ka mik eurodeputetin e përfshirë në pastrimin e parave nga ‘Ndrangheta’, Lorenzo Cesa-n, dhe nëse bëhet tentativë për lidhje politike, atëhere ata do të shkojnë tek Basha.

Nga ana tjetër ai sqaron se përderisa përmendet me emër institucioni i Presidencës në përgjime, atëhere për këtë çështje bën mirë të flasë edhe Ilir Meta.

”Edhe pse duket tërësisht qesharake që vazhdon të diskutohet për këtë çështje. Meqenëse bëhet për dosje hetimore, që konkluzionet janë të qarta. Kjo bandë kriminale e një grupi mafioz, nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri. Pra konkluzionet.

E dyta i mbetem, nëse një person i papërgjegjshëm si Basha që ngre gishtin kundër kryebashkiakut Tiranë, apo qeverisë, minimalisht dueht të japë përgjigje për dy elementë për një akuzë shumë herë më të madhe ndaj tij. E para politikani i dyshuar nga Prokuroria, ndaj të cilit është bërë dhe kontroll në banesë Lorenzo Cesa, ish-eurodeputet i djathtë, anëtar i PPE, parti simotër i PD është mik i Bashës. Meqenëse ky polikan italian është dukshëm në ato përgjime, që kërkon kontakte politike, madje ka folur edhe për në vende të tjera, në Gjermani, dhe nuk di të kenë akuzuar një politikan gjerman në Gjermani. Ky është mik i Bashës, me të drejtë kam thënë ore pyesni këtë. Ky ka qenë kritikues i kahershëm i qeverisë aktuale, mazhorancës e PS. Ka mbajtur gjithmonë krahun e Bashës. I përmendur me emër është Presidenti. Ose duhet të mbash një qëndrim të qartë para shqiptarëve, meqë je PD nëse ngre gishtin kundër kryebashkiakut, ngrije dhe ndaj Presidencës. O dil para qytetarëve shqiptarë e thuaj të vërtetat. Ose mos abuzo dhe ngre ndaj diçkaje që s’ka ndodhur. Nuk është e vërtetë të ketë investuar në ndërtime ky grup. Konkluzioni është një dyqan rrobash. Po them pse u tentua të bëhej një ndërlidhje politike në Shqipëri. Deklaroj se nëse tentohet një lidhje politike, e kanë tek Luli, tek Nard Ndoka që e ka pritur në Kongres. Në vitin 2017, në 2 korrik kur ishte një nga përgjimet, PD ishte në qeveri. Në 2 korrik 2017 gjysmën e qeverisë e kishte Basha, gjysmat e ministrave. Unë s’po abuzoj dhe të them që i referohen ministrave të Bashës. Minimalisht kur bëhet fjalë për një politikan, që aderon në parti simotër, sqaro pozicionin tënd, dhe kur e ngre gishtin ndaj kryeabshkiakut, bëje dhe ndaj Presidentit. Apo e ke aleat, kurse Veliajn armik. Kjo çështje ështëdebatur në Itali. Në dosje prej 2 mijë faqesh, ka emra të tjerë eurodeputetë. Nuk do të thotë që gjithë njerëzit janë bashkëpuntorë të tij.

Lexo edhe :  Meta “bën paqe” me qeverinë, dekreton ligjet për vaksinën

Basha është një i mbytur i cili është i gatshëm të bëjë pis, të kapet pas çdo dege e vele. Nuk ka degë e varkë shpëtimi pë Bashën, sepse një mashtrues përsëritës që mundohet të përdorë çdo gjë për të bërë pis imazhin e Shqipërisë. Ndërkohë që autoritetet hetimore italiane konkludojnë se në Shqipëri nuk kanë investuar 1 qindarkë. E vërteta është që sot kemi institucione të drejtësisë që i besojmë. Ambasadori italian dhe qëndrimin më të plotë. Ishte më shumë i shqetësuar për imazhin e Shqipërise se sa ndonjë politikan karrakatinë në opozitë. Në mediat italiane kjo s’bën aspak lajm se nuk kishte investime në Shqipëri, me përjashtim një dyqan rrobash siç keni transmetuar ju. Do bënte mirë të fliste dhe Ilir Meta.

Jemi mësuar. Sa më shumë afrohet 25 prilli do keni lloj-lloj abuzimi me të pavërteta  të mëdha. Ajo që na intereson ësthë që procesi i Rindërtimit ecën në mënyrë të shkëlqyer. Jemi në proces të avancuar. Nuk do e kisha menduar që në 27 janar 2021 Rindërtimi të ishte në këtë fazë. Qytetet e reja në Laç, Durrës, Shijak, Manzë të ishin në këtë fazë të avancuar. Ky është objektivi ynë. E dyta ka të bëjë me qasjen ndaj armikut të padukshëm COVID-19.”-tha Balla.

Të fundit

Dhunon dhe dhuron përqafime/ Pasagjeri i dehur humb kontrollin në bordin e avionit (Video)

Pasagjerët e linjës ajrore Ryanair shpërthyen në brohoritje kur një i ri i dehur u arrestua pasi goditi me...

BE: Nuk po i themi Kosovës çfarë të bëjë, por të rreshtohet me ne

Bashkimi Evropian ritheksoi të martën qëndrimin për statusin e Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve, ndërsa keqardhjen për vendimin e Kosovës që të...

Vaksina e Oksfordit besohet se mund të parandalojë përhapjen e COVID-19

Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZenenca, mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë...

Kanadaja do të prodhojë vaksina deri në fund të vitit 2021

Kanadaja thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të mundshme me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të vaksinës së saj...

Lajmet e këqija për Tean nuk kanë të ndalur, ja çfarë i ndodhi

Pasi zyrtarizoi lidhjen me Beartin, nuk përfundojnë lajmet e këqija për Tea Trifonin. Ish-konkurrentes së Përputhen i është mbyllur llogaria në YouTube dhe në Instagram. Para...

Lajme të tjera

Web TV