Presidenti Meta dekreton aktet normative për vaksinën antiCovid

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta miraton aktet normative për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për marrjen e vaksinës anti Covid e konsideruar si marrëveshje sekrete.

Përmes një njoftimi të shpërndarë, kreu i shtetit i bën apel qeverisë të tregohet transparente dhe të informojë siç duhet qytetarët.

Ai po ashtu thekson se qeveria nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas duhet të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje,– Ligjin nr. 1/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 38, datë 31.12.2020, të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë””.

– Ligjin nr. 2/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë””.

– Ligjin nr. 3/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik””.

Lexo edhe :  Nuk zbatuan masat antiCovid, ndëshkohen 1181 qytetarë në 24 orë

Presidenti i Republikës, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Të fundit

Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra...

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është ajo që pritet të thotë...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Lajme të tjera

Web TV