“Do ta vras mo pse qan!”/ Nëna dhunon barbarisht 3-vjeçaren në Durrës (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje tronditëse është publikuar nga emisioni “Stop”, ku një grua me inicialet H. A ka ushtruar dhunë makabre ndaj vajzës së saj 3 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur tre javë më parë në Korçë, ndërsa gruaja me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e të shoqit.

Gruaja ka kapur prej flokësh dhe ka përplasur në tokë vajzën e saj 3 vjeçe sepse ajo i kishte marrë telefonin.   “Ishte një skenë makabre mëse e padurueshme”, tregoi denoncuesja. Ndërkohë në video dëgjohet një person që thërret: “Mos moj.. çfarë i bëre fëmijës moj. E vrave fëmijën moj”.

Do ta vras mo pse ça! Është fëmija im nuk pyes fare”, dëgjohet gruaja në video.Familjarët kanë shkuar tek policia e Korçës, ku autoritetet arrestuan gruan në fjalë. Prokurori i Korçës, Julian Kristo, kërkoi 2 vite burg për nënën e dhunshme.

Gruaja që ka bërë denoncimin tek “Stop” ka deklaruar se mamaja e 3 vjeçares ka qëndruar vetëm 1 javë në paraburgim. Tani, ajo ndodhet në shtëpi me fëmijën dhe denoncuesja ka shprehur frikën se ajo mund ta vrasi vajzën e mitur nga momenti në moment.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e ka dhunuar të voglën. Gjyqtari Ervin Sulaj e kishte zëvendësuar masën e “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, pa seanca psikologu.

“Të rikujtojmë që gjyqtari është nga Kukësi, prej nga është edhe mamaja e famijës. Çfarë do të thotë ky gjyqtar nëse fëmijës i ndodh diçka? Kush e mban përgjegjësinë nëse fëmija vdes?”, ka thënë denoncuesja.

Ndërkohë, psikologia Redina Balla Sulstarova ka thënë se situata është emergjente. Ajo ka shtuar se vajza e mitur është e pambrojtur dhe rrezikohet në çdo moment nga një krizë tjetër dhune nga nëna e saj me probleme mendore.

Lexo edhe :  27,000 fëmijë duhet të riatdhesohen nga kampi i ISIS në Siri

 “Kemi një fëmijë 3-vjeçar që jeton me një nënë të dhunshme dhe një baba neglizhent. Duhet përjashtuar nëse nëna vuan nga ndonjë çrregullim, apo problem me çrregullim personaliteti dhe takimet e saj duhet të jenë të supervizuara. Nuk do të rekomandoja që fëmija të jetojë me nënën në atë gjendje”, tha ajo.

 

Të fundit

“Ju e dini që nuk më pëlqen përqafimi”/ Publikohet video e fundit e Maradonës pak para se të ndërronte jetë

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës është shoqëruar me polemika të shumta. Më 24 nëntor, pak para se të...

Halit Valteri drejt Partisë Socialiste? Deputeti sqaron gjithçka pas takimit me Spiropalin në Kamëz

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shfaqur në krah të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një takimi të zhvilluar me...

Surpriza/ Rama takon Lulzim Bashën në kantierin në Shijak: Nuk flenë të gjithë gjumë, ka dhe që punojnë

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inspektuar punimet për rindërtimin dhe në kantierin në lagjen e re të...

E rëndë/ 62-vjeçari shqiptar i tregon organet gjenitale të miturit në mes të parkut

Një 62-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Charilaou në Selanik,...

‘ Gati për 3 muaj’/ Ndryshimi rrënjësor vetëm në 21 ditë për ndërtimin e Spitalit të Fierit

Objektivi është që spitali rajonal i Fierit të jetë gati brenda 3 muajve dhe për realizimin e këtij angazhimi nga Qeveria turke po punohet...

Lajme të tjera

Web TV