TIA ul tarifën e pasagjerit dhe paketën prej afro 100 milionë të investimeve në instrastrukturën aeroportuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Në njoftimin e parë zyrtar për këtë vit të ri, Tirana International Airport (TIA) bën me dije lajmin e mirë të uljes së tarifës së pasagjerit dhe shpalos një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar.

Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 Dhjetor 2020, ditë kur kompania lider shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.

Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.

Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.

Plani i investimeve nga koncesionari i ri është një plan ambicioz, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.

Lexo edhe :  Shqiptarët bashkohen për kthimin e mësueses në vendlindje , mblidhet dyfishi i parave

Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti. Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “loë cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve.

Të fundit

Princi Harry humbet sfidën e Gjykatës së Lartë për mbrojtjen e sigurisë në MB

Princi Harry ka humbur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë për nivelin e mbrojtjes së tij të...

“Regjimi i Putin duhet të humbasë”, Zelensky në Tiranë: Dështimet e tij janë siguria jonë

“Dëshiroj të falenderoj ramën për mbështetjn personale për Ukrainën. Edi, e vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mudnësinë që po na jep. Të gjithë e kuptojnë...

Rama: T’i japim mbështetje financiare dhe ushtarake Ukrainës të ndalë agresorin

Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare...

Samiti për Ukrainën/ Rama: Prania e Zelenskyt është një kujtesë që Putin nuk ia ka dalë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, në lidhje me luftën e saj ndaj Rusisë. Gjatë fjalës së tij në Samitin...

Shenjat që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar

Të biesh në dashuri është një ndjenjë magjike, prandaj këngët, librat, filmat dhe çdo situatë tjetër që rrotullohet rreth këtij përjetimi është kaq e...

Lajme të tjera

Web TV