Politika e frikës dhe mobokracia shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zamira Cavo

E keni bërë ndonjëherë pyetjen: Përse Europa u zhvillua me rritme marramendëse në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore aq sa u bë pararendësja e vizionit për të ardhmen? Zhvillimet ekonomike, zgjerimi i lirive, rritja e mirqënies u bënë elementët kyc ku u mbështet perëndimi. Shkaku ishte një dhe i vetëm: Fryma pozitiviste dhe shpresa që ngjalli elita politike e kohës për të kapërcyer tmerrin e asaj Lufte e për të mobilizuar e realizuar nje Europë për qytetarët e saj!

Fryma e shpresës ndizet vetëm nga pozitiviteti, nga entuziazmi që elita politike i përcjell njerëzve. Në të kundërtën frika, politika e negativitetit, mbjell vetëm trishtim, zhgënjim e pasivitet!

Po ndalem pak në diskursin politik të opozitës. Presupozohet që kjo opozitë të ngjallë shpresën për të ardhmen, të nxisë frymën e pozitivitetit e besimit. Në fakt po bën të kundërtën. Flet për rininë dhe thotë se shkaku i braktisjes së vendit nga rinia qenka qeverisja e narkotrafikantit Rama!!  Po e marr si të mirqënë. Por  me ato që dëgjojmë nga z Basha dhe unë jam gati ta braktis vendin. Sepse sipas tij këtu vendi po shkon drejt varfërisë ekstreme, po shkon drejt degradimit tërësor të arsimit, po shkon drejt përplasjeve sociale, po shkon drejt kanabizimit të jetës, po shkon drejt pasigurisë së jetës… Shkurt vendi quhet FERR! Dhe po kështu me këto ngjyra zjarri dhe tymi e përshkruan edhe media. Dhe të rinjtë e sotëm dhe pse të shkolluar vendin e shohin nga syzat e këtyre njerëzve, kësaj elite që synon të vijë në pushtet! Ndaj ideja se shqiptarët të gjithe duan të ikin bëhet realitet jo vetëm për shkak të qeverisjes ,por edhe për shkak të politikës së frikës që artikulon një President, një Kryetar opozite, një media …! Fatkeqësi për të ardhmen tonë! Sepse kjo opozitë që duhej të ishte shpresa jonë, nxit frikën me besimin e verbër të sajin se do vijë në pushtet e do përdorë shkopin magjik për ta ndryshuar gjendjen nga Ferri në Parajsë!!! Ndaj dhe njerëzit janë mpirë, janë bërë indifferent në shumicën e tyre.

Por pse ndodh kjo? Sepse elita politike shqiptare ( e gjitha deri më sot), është ,sic e theksonte dikur Krist Maloki, “ Orjentaliste” që karakterizohet nga filozofia e përhapjes së frikës, nga lufta për karrige dhe jo “lufta” për programe e shpresë për njerëzit. Kjo elitë politike harron që duke folur cdo ditë për ferrin ky FERR shndërrohet në realitet dhe mund të ndodhë që kthehet në boomerang edhe për vetë opozitën. Dhe në këtë rast përvojat botërore kanë dëshmuar , (së fundmi SHBA) se kur lidershipi është jashtë realitetit, dhe përdor politikën e frikës, kjo politikë pjell mobokracinë e cila shkatërron demokracinë dhe shpresën për të ardhmen. Mobokracia ose si njihet ndryshe pushteti i turmës, ( jo i popullit), nuk njeh norma, rregulla e ligje. Asnjë turmë në asnjë rast nuk është mbajtur dot nën kontroll.

Lexo edhe :  Shqipëria ‘24\ Opinioni publik përballë korrupsionit

Në këtë Shqipërinë tone të vogël mobokracia shpesh ka cuar vendin me vite pas. Shkaku? Sepse elita politike ka përdorur filozofinë e frikës dhe jo frymën e pozitivitetit.

Zakonisht militantët këtu fillojnë e gjejnë justifikimin: Po vendi është ferr dhe opozita do ta ndryshojë gjendjen.! Po e marr të mirëqenë. Por më duhet të pyes si?

Si do dalim nga varfëria ekstreme? Z Basha thotë: Do rris pagat, do rris pensionet, do ul taksat.. dhe do tua marr lekët oligarkëve! Po dhe mendje foshnjarake e di se këto janë krejtësisht premtime që bëhen nga mungesë e besimit që vërtetë do ta marrësh pushtetin! Se nëse vërtetë aspiron për pushtet e di fort mirë se asnjë nga këto që deklaron nuk realizohen dot pa një program të detajuar ekonomik kur rritja ekonomike të jetë të paktën 10 % në rritje.

Thotë z Basha se do ndryshojë sistemin arsimor duke i dhënë të rinjve bursa e duke nxitur studimin? Por Si? Çfarë programi ka? Sepse për të realizuar këtë duhet të nxjerrë jashtë sistemit 65% të mësuesve e pedagogëve që nuk plotësojnë kushtet për të qenë të tillë. Plus një revolucion në teknologjinë, sylabuset e programet mësimore. Po deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë lidhur me këto. E kështu mund të vazhdonim me rradhë…

Frika e mobokracisë në Shqipëri është gjithnjë e pranishme, sepse sa herë që njëri apo tjetri krah i elitës politike shqiptare gjendet ngushtë i bën thirrje turmës, turmë e cila shkatërron, djeg e i jep vendit vërtetë pamje ferri, por rrethi që prodhon është gjithnjë vicioz dhe e bën të vështirë realizimin e demokracisë së vërtetë!

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV