Shefi i Urgjencës së një spitali të Brescia në Itali është arrestuar pasi akuzave për vrasje. Carlo Mosca injektoi ilaçe me efekte vdekjeprurëse tek pacientët me Covid gjatë valës së parë të pandemisë në muajin mars.
Qëllimi i tij ishte që të liroheshin krevatët. “Lironi shtretërit për pacientët e tjerë”, ishte mesazhi që ai i dërgoi një infermiereje dhe një tjetër kolegu në WhatsApp.
“Unë nuk do e bëj këtë, kjo është çmenduri. Unë nuk do t’i vras pacientët vetëm se ai kërkon të lirojë shtretërit”, përgjigjet kolegu për vendimin e mjekut për t’i injektuar pacientëve dy ilaçe që përdoren para intubimit.
Mosca ishte shefi i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari. Ai ndodhet në arrest shtëpie pasi akuzohet se ka vrarë dy pacientë, njëri 61 vjeç dhe tjetri 80 vjeç.