Dekoroi Ylli Bakën, pianistja Etrita Ibrahimi thumbon Metën : Po s’patëm miliona klikime nuk marrim gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpeshherë Presidenti Ilir Meta ka dhënë dekorata e vlerësime shumë personave të cilët nuk kanë kontribute dhe impakte në kulturë e as në komunitet.

Lidhur me dekorimin e këngëtarit Ylli Baka disa ditë më parë ka reaguar pianistja Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan se Presidenti dekoron këngëtarët që prodhojnë miliona klikime më këngë tallava dhe jo ata që e meritojnë vërtetë.

Presidenti Ilir Meta vetëm pak ditë më parë vlerësoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka. Ndër të tjera Meta shprehet se Baka ka miliona klikime në rrjetet sociale dhe është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Postimi i plotë i Etrita Ibrahimit:

“Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…! Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…! Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë?

Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, por nuk duken as në horizont…! Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…! E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…! Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!”

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV