Horoskopi, 29 janar 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Sido që t’iu vijnë gjërat sot, optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës dhe do ju ndihmojë të arrini atje ku doni. Bëni vetëm kujdes t’i mbani larg ata që nuk ju duan. Nëse keni një lidhje, ndjenjat për partnerin do jenë më të thella dhe me te sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk shpreheni shumë sot do veproni me delikatesë dhe do e bindni atë që keni në krah. Lidhjet që do krijoni ju beqarët do jenë të vështira për t’u shkëputur. Mos bëni premtime që tani. Në punë, përparimi juaj do vlerësohet nga disa, por mund të nxisë edhe xhelozinë herë pas here. Do bëni gjithçka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet e mëdha.

Demi

Dielli dhe Saturni do jenë “ilaçi” për çdo problem që do keni gjatë kësaj dite. Do i largoni disa zakone të këqija njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe të kënaqur. Emocionet do jenë të shumta vetëm bëni kujdes mos e teproni me kapricot. Ju beqarët do jeni më të përkëdhelur nga yjet dhe do e gjeni personin që keni kërkuar prej kohësh. Në punë do keni më tepër energji. Disa projekte që kishit menduar mund të fillojnë të realizohen papritur. Sipas Dritare.net, në planin financiar do gjeni çelësat për ta përmirësuar situatën. Kjo do iu qetësojë dhe do bëni shpenzimet e nevojshme.

Binjakët

Nëse ju ka ardhur në majë të hundës rutina bëni çfarë të keni në dorë sot për të ndryshuar njëherë e mirë, por mos dramatizoni asgjë. Falë Venusit, sharmi dhe shpirti i tolerancës do të mbizotërojnë për ju që keni një lidhje. Ju do e dashuroni edhe njëherë po aq shumë atë që keni në krah. Dashuria do pushtojë edhe mendjet e ju beqarëve. Do e merrni fatin tuaj në dorë, por duhet të shmangni aventurat shumë të rastësishme. Në punë do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini t’i realizoni si duhet detyrat që do iu jepen. Është momenti i duhur për t’u marrë pak me financat. Nëse do blini diçka, do keni ide të mira sot.

Gaforrja

Venusi do ju nxitë t’i përkushtoheni më shumë jetës sentimentale sot duke kenë disi gjërat pas dore në fushat e tjera. Ju të dashuruarve do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe doni ta largoni rutinën. Flisni me partnerin që edhe ai ta kuptojë këtë. Ju beqarët do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet edhe t’iu plotësohet dëshira dhe do keni dashuri me shikim të parë. Në punë përgatituni për detyra të reja. Me pak vullnet dhe largpamësi keni për ta parë se gjithçka do ju realizohet në perfeksion. Mos i lini gjërat të rrjedhin vetë në planin financiar sepse mund të keni probleme.

Luani

Gjatë kësaj dite Jupiteri do ju bëjë shumë ambiciozë dhe do mund të realizoni çdo gjë më së miri. Arsyetimi nuk do mungojë asnjë çast. Për ju të dashuruarit e sotmja duket sikur është bërë tamam për ju. Do kujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe do qëndroni më pranë njëri-tjetrit. Ju beqarët duhet të përfitoni nga rasti që do iu jepet për të pasur një takim interesant. Ai do jetë sa serioz po aq edhe brilant. Në punë do bëni gjithçka që gjithçka të realizohet sa më mirë. Pozicioni që keni pasur dikur do iu ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite. Shmangni çdo shpenzim apo transaksion financiar sepse financat do jene të dobëta. Tregohuni të kujdesshëm.

Virgjëresha

Do vazhdoni të keni shumë pikëpyetje edhe sot për jetën në tërësi dhe jo të gjithave do ju gjeni zgjidhje. Për ju të dashuruarit kohët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë me partnerin. Keni qenë të stresuar dhe keni pasur vështirësi në komunikim. Kjo ditë do jetë paksa më e qetë dhe do filloni të vendosni dialog. Hëna do ndikojë pozitivisht për ju beqarët. Ajo mund të sjellë edhe një takim shumë të këndshëm. Në punë Dielli do ju bëjë më të matur dhe më këmbëngulës. Nëse keni vënë disa objektiva sot do i arrini menjëherë. Ekuilibri financiar do të prishet nga Plutoni. Bëni kujdes nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.

Peshorja

Herë pas here do jeni të stresuar gjatë kësaj dite dhe sektori profesional do jetë ai që do ju krijojë momente të pakëndshme. Për fat të mirë miqtë do ju gjenden pranë kurdoherë. Shumë maturi duhet të tregoni ju të dashuruarit sepse edhe një gjë shumë e vogël mund t’i “verë zjarrin” gjithckaje. Mos debatoni për politiken apo fenë. Të paktën ju beqarët do kaloni një ditë më të mirë. Mundohuni të përfitoni nga fati që do iu jepet. Sipas Dritare.net, në punë do gjendeni në situata të vështira dhe shefat do ju kërkojnë gjithnjë e më shumë. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos këmbëngulni për gjëra që nuk jeni të sigurt. Do merrni vendimet e duhura në planin financiar dhe planetët do iu mbrojnë në çdo moment.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 26 Mars 2024

Akrepi

Ka rrezik që Ujori t’iu nxitë të rebeloheni me çdo gjë dhe ndaj çdokujt sot. Me pak fjalë nuk do jeni aspak ne humor te mire. Nëse keni një lidhje do jeni me fat pasi do keni në krah një parter të kuptueshëm e të duruar që do ju qëndrojë pranë edhe kur të gaboni. Për ju beqarët ka mundësi të rikthehet një dashuri e vjetët, megjithatë në kushtet ku ndodheni më mirë mos hidhni asnjë lloj hapi. Në do e shprehni hapur pakënaqësinë me ato që do arrini dhe mundet të konfliktoheni me kolegët. Do ua hidhni fajin atyre për problemet që po ju ndodhin. Me shpenzimet do jeni te pakujdesshëm dhe situata do jete delikate.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të lirë dhe më në humor. Edhe rrugët e zëna më në fund do lirohen. Nëse keni një lidhje pritet që të sqaroni të gjitha keqkuptimet që kishin lindur midis jush dhe partnerit. Asnjë nuk mund ta prishë klimën e bashkëpunimit. Ju beqarët do jeni sensualë dhe sharmantë më shumë sesa zakonisht. Do keni mundësi të njiheni me dikë që ka shumë të përbashkëta me ju. Në punë do ndiheni më të qetë dhe do merrni përsipër të zgjidhni edhe çështje vërtet të rëndësishme. Do keni besim tek vetja dhe mbi të gjitha durim. Urani do iu bëjë më largpamës në fushën e financave. Kurse pak me shumë sot që të jesh mirë edhe nesër.

Bricjapi

Sot asgjë nuk do mund t’iu ndalë të thoni atë që mendoni dhe të bëni atë që doni si në punë dhe në çdo plan tjetër. Shpesh mund të keni përballje, por nuk do dorëzoheni. Falë Venusit ju të dashuruarit do kaloni një dite shumë të mire pranë partnerit, por vetëm nëse ai nuk është i shenjës së virgjëreshës. Në këtë rast do ketë debate dhe inate. Pasojat mund te jenë edhe më të rënda. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por ajo do vijë më e bukur sesa mund ta prisnit. Në punë vërtet do e keni të vështirë të përmbyllni disa kontrata të rëndësishme, por sigurisht që do ecni goxha përpara me projektet që keni nisur. Financat do jenë të mira. Pakësoni edhe pak shpenzimet dhe do keni një ekuilibër.

Ujori

Gjatë kësaj dite mëngjesi do jetë pak i turbullt dhe shume mendime do ju qarkullojnë mbi kokë. Gjithsesi me kalimin e orëve do jeni më të qartë dhe gjërat do ecin normalisht. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do të influencohet mjaft nga Jupiteri. Çdo problem apo tabu do të zgjidhet. Përfitoni nga kjo situatë pa pasur frikë dhe pa hezitim. Ju beqarët kësaj here do tërhiqeni nga persona shumë më të rinj në moshë. Nga njëra anë është më mirë kështu sesa të lidheni me dikë më të madh. Në punë ka mundësi të ndërroni pak drejtim, megjithatë rëndësi ka që t’ia dilni mbanë në çdo situatë. Me financat do iu mbështesë Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të tregoheni të matur.

Peshqit

Do iu jepni rëndësi gjërave pa vlerë sot dhe do lini pas dore ato që kanë vërtet rëndësi jetikë. Nëse nuk merrni masa shpejt do vuani gjatë në çdo sektor. Atmosfera për ju të dashuruarit do jetë konfliktuale. Ka shumë mundësi që ju të debatoni me partnerin për gjëra të parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet. Ju beqarët do të ndihmoheni shumë nga Urani, i cili mund të sjellë edhe një dashuri shumë të bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë do keni goxha energji, por duhet të reflektoni dhe të gjeni mënyrën e duhur si t’ia dilni mbanë. Në planin financiar do keni shumë probleme dhe të gjitha këto falë pakujdesisë suaj. Merrni masa.

Të fundit

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

Lajme të tjera

Web TV