Për ata prindër shqiptarë që thonë se disa të bërtitura dhe një shpullë nuk bën gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si duhet të veprosh kur fëmija yt nuk të dëgjon? Kjo mund të jetë një nga sfidat që përballen më shpesh prindërit dhe për disa përgjigjja mund të jetë “disa të bërtitura dhe një shpullë”. Nëse dëgjoni pediatren Lira Gjika mos i bëni asnjëherë këto dy veprime, sepse shkatërrohet figura juaj di model i të mirës, durimit, vullnetit dhe qytetarësisë.

Këshilla e plotë:

Si te sillemi kur femijet nuk na degjojne-pyesin disa prinder dhe vazhdojne:- disa te bertitura dhe nje shpulle mbrapa nuk ben asgje.  Po, eshte e vertete qe nga nje shpulle dhe disa te bertitura femija nuk vdes. Po per fat te keq “ vdes” figura e te rriturit. Figura e te rriturit si model i te mires, i vullnetit, i durimit dhe i qytetares. I rrituri ndaj femijes duhet te reagoje vetem nepermjet fjales dhe butesise. I rrituri duhet te denoje veprimin dhe jo femijen, sic per fat te keq ndodh zakonisht. I rrituri fiksohet te femija dhe harron te mendoje se si duhet te menaxhoje situaten dhe cili duhet tejete reagimi i tij. Per fat te keq kete lloj te sjelluri dhe te menduari nuk e kemi bere ende shprehi. Prinder qe vijne nga eksperienca femijerie te ashpra e kane te veshtire te sillen ndryshe me femijet e tyre. Njeriu nuk i shpeton dot femijerise. Ajo apo ai vazhdon te perserise ne menyre te pavullnetshme sjelljen qe kane ushtruar ndaj saj apo atij ne femijeri, natyrisht pa e kuptuar. Per fat te mire edhe ne Shqiperi po shtohet numri i prinderve qe femijet duan ti rrisin me mire se sa jane rritur vete dhe sidomos perpiqen te shmangin dhunen. Keta prinder perpiqen ti edukojne femijet nepermjet fjales si elementi autentik i njeriut  dhe jo nepermjet frikes, padurimi, kercenimit dhe merzise.

Të fundit

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që...

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë...

Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Bashtovës, një prej monumenteve historike më...

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

Lajme të tjera

Web TV