Moti i ftohtë ka goditur qytetin rus të Vladivostok.
Banorët e saj janë duke testuar aftësitë e rezistencës me erërat e forta që kanë një shpejtësi prej 136 kilometra në orë.
Fillimisht ishin reshjet e shiut që ngrinë tokën, ndërsa më pas rrugët u shndërruan në terren për patinazh. Erërat e forta kanë penguar qarkullimin e qytetarëve dhe shoferëve të automjeteve që nuk kanë mundur të lëvizin rregullisht.
Shihet problemi që po hasin banorët në këto ditë të ftohta dimri. Deri më tani, të paktën 60 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të lëndimeve në akull.