Franca ndalon fluturimet me vendet jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ndalon nga nesër të gjitha fluturimet me vendet jashtë BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria. Shteti po vendos kufizime të reja për të parandaluar përhapjen e Covid nga e diela, për të shmangur një izolim total.

Të gjitha fluturimet, përveç atyre esenciale, nga jashtë BE do të ndalohen dhe kërkesat e testimit për udhëtarët nga brenda BE do të shtrëngohen.

Castex tha se nga e diela, përveç atyre që udhëtojnë për arsyeve të jashtëzakonshme, “çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë drejt ose nga një vend jashtë Bashkimit Evropian do të ndalohet”.

Nga ana tjetër, të gjithë hyrjet, jo vetëm nga ajri dhe deti, por edhe nga toka, duhet që të zbatojnë rregullin e testimit kundër Covid.

Ekzistojnë përjashtime, ku përfshihen punëtorët ndërkufitarë dhe transportuesit, dhe grupe të tjera si studentët, punonjësit shëndetësorë dhe diplomatët.

Nga ana tjetër, kryeministri Jean Castex tha se orari policor natën do të shtrëngohet dhe qendrat e mëdha tregtare do të mbyllen.

 

Këto masa janë parë si të buta dhe favorizojnë ekonominë. Ndërsa disa mjekë kanë frikë se nuk do të frenojnë përhapjen e infeksionit.

Të fundit

SHBA paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen thotë se SHBA pret të godasë Iranin me sanksione të reja “në ditët...

Beleri i burgosur, eurodeputet? Frrok Çupi: Goditja e radhës që Greqia i jep Evropës

Kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Evropian, analisti Frrok Çupi e sheh si një goditje të radhës që Greqia i jep Evropës. Në...

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të...

Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm...

Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Lajme të tjera

Web TV